Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (6)

  • 08 nëntor 2019 - 15:03
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (6)

- Zgjohu, të lutem. Pa panik - i pëshpërita Krenares së hutuar, pasi që, përfundimisht, ia dola ta zgjoja. - Më duket se dikush është në tavan. E di se mund të jetë e rrezikshme, por më duket se duhet shikuar çka po ndodhë. Të lutem, a mund të vish me mua - i thashë me një zë sa më të ulët që munda, fjalë të cilat Krenarja i pranoi duke i rrotulluar sytë nga habia dhe frika. Menjëherë kërceu nga shtrati. - Ndoshta më me mend është ta thërrasim policinë... - Shhhht… a dëgjon? - e pyeta, kur përfundimisht mbi kokat tona u dëgjua edhe një zhurmë e dërrasave. - Oh Zot, na ndihmo, të lutem - tha Krenarja me zë të ulët, derisa dridhej sikur thupra në ujë. - Si të duash.

Por, më duket se nuk kemi zgjidhje tjetër. Do ta marr këtë, për çdo rast - thashë duke marrë një shandan të vjetër nga komodina. Shkojmë! - i thashë, derisa ajo e mori celularin. Për habinë tonë të madhe, kur shkuam të frikësuara në tavan, dhe e kontrolluam atë, vërejtëm se, përpos gjësendeve të vjetra, aty nuk kishte asgjë. Askush! - Alarm i rremë. Për fat që nuk e thirrëm policinë. Do të bënin shaka me neve - tha shoqja ime me një lehtësim evident. - Ashtu! Por, më së shumti rëndësi ka që çdo gjë është në rregull. E di që është vonë, por çka thua ta pimë nga një çaj? - e pyeta, pasi që hetova se, dalë-ngadalë kisha filluar të relaksohesha.

Të nesërmen më zgjoi shiu që binte si sixhim. Kishte edhe rrufe. Nuk vonoi e në dhomë hyri Minirja, e frikësuar dhe e përgjumur. - Mami, a mund të fle me ty? Kam frikë kur ka rrufe - më tha, për pak duke qarë. - Natyrisht, shpirt. Mos u frikëso. Në shtëpi jemi të sigurta. Shiu do të ndalet shpejt - i thashë, sikur unë t'i kisha në dorë ato punë. - Shpresoj të kesh të drejtë - më tha ajo, dukshëm e shqetësuar. - Ta dish, sonte jam frikësuar shumë… - Eja, shtriju afër meje - e ftova, para se të dilte ta përfundonte fjalinë. - E, çka ndodhi me tetën Krenare? Duket se asaj nuk i pengon rrufeja - pa i kryer këto fjalë, në derë u paraqit fytyra e shqetësuar e Krenares. - O Zot, jashtë qëndron një vajzë.

Duket tepër e frikësuar. Përpos kësaj, është e lagët deri në palcë. Me gjasë ka humbur. Shpejt! Duhet ta fusim brenda dhe të marrim vesh se kush është, në mënyrë që t'i njoftojmë prindërit e saj. Me gjasë ata janë tepër të shqetësuar për të. Fëmija i shkretë, mund të sëmuret duke qëndruar jashtë, në një shi të këtillë - tha ajo me një frymë, duke vrapuar kah dritarja. - Nuk është e mundur. Ku mund të ketë shkuar - tha Krenarja, duke dalë më pas jashtë dhe duke tundur kokën. - Çfarë vajze, Krenare? Jam e bindur se, në këtë mot me shi, jo vajzë, por as qeni nuk del jashtë. Me gjasë të është dukur - mundohesha ta qetësoja disa sekonda më pas, derisa bashkë me të shikonim nga dritarja. - Hmm… sa e çuditshme.

Do të mund të bëja be që, deri pak qaste më parë, ajo qëndronte aty, me shikim të çuditshëm - tha ajo, e hutuar. - A di çka? Po shkoj që të shikoj edhe një herë - tha ajo me guxim, duke e hapur ormanin. - Me gjasë nuk ke ceradë të shiut, prandaj po e marr këtë pallto - tha ajo, duke e marrë njërën nga palltot e mia. - Prit! Po vij me ty - nuk e di pse më erdhi kjo t'i thosha ato fjalë, duke veshur atë që më ra në dorë më së pari. Pas gjysmë ore vazhdonim që të qëndronim në verandë. Shiu vazhdonte që të binte si i marrë. (Vijon)

(Kosova Sot Online)