Roman dashurie: A mund të të vardisem? (7)

  • 09 nëntor 2019 - 15:02
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (7)

Claire kishte marrë frymë thellë. Si gjithmonë nuk kishte mundur ta imagjinonte jetën pa Marc-un. Në fund ishte mësuar t'i jetë mike e mirë. Më dëshirë qëndronte me të edhe pse nuk ia kthente ndjenjat. Claire ishte frikësuar kur zilja kishte rënë. Kishte hedhur shikimin në orë dhe buzëqeshi. Darlene si gjithmonë ishte e saktë. Tavolina e punës ishte e mbushur me letra. "A ke diçka aty për klienten e re, Sylvu, si quhej ajo? Gruan e mjekut", buzëqeshi Claire. "Po, mendoj se do të jetë e lumtur. Kam blerë disa veshje elegante. Mirë që e ke përmendur, më duhet ta shikoj dhe një herë dosjen e saj". Darlene ishte ngritur dhe ishte nisur drejt dollapit me dokumente.

Claire i kishte shkuar nga pas e më pas e kishte vështruar dhomën e cila po i ngjasonte një zyre. Dhoma ngjitur i kishte shërbyer si hapësirë për ekspozitë. Mobiliet ishin të hirta, të zeza dhe hap[pësorë e artë. Darlene po shikonte dokumentet në tavolinë. "Dukesh e lodhur", i tha, derisa shikonte Claire. "A je për kafe"? "Kjo është ide e mirë. Falë Zotit, për sot pothuajse përfunduam. Sot pasdite do ta shkurtoj paksa ndërrimin". Darlene ishte ulu pranë Claire. "Ti me të vërtetë je gjeni, e di këtë? Natyrisht se ke mësuar shumë nga nëna jote, por gjithmonë e di veshjen e duhur për secilën kliente". "Ndalo me këtë! Për momentin nuk mund të bëj rritje page". Darlene po buzëqeshte dhe po bënte me dorë. "Pasi rrobat i marr me zbritje, është sikur rritje page. Me të vërtetë Claire, ke talent për këtë punë". Pasi pinë kafetë, që të dyja filluan punën. Ishin marrë me porositë që Claire i kishte prezantuar në panairin e modës në Nju Jork. "Kjo do të ishte e tëra" tha Claire pas një ore. "Rrugës, ke rregulluar të gjitha sa unë nuk isha. Dhe sot, përsëri ma ke kujtuar të ta jap pauzën për drekë". "Edhe ashtu duhet të kam kujdes peshën. Kjo është diçka që ti nuk e ke problem" tha Darlene. "Krejt kam harruar. Ka thirrë nëna jote". Claire u struk. "Edhe Marc-un e ka thirr. Nëna ime është amrtuar përsëri, për një djalë të pasur, të ri". "Nëse dëshiron të flasësh, jam dëgjuese e mirë". "Faleminderit. Ti je shoqe e mirë, por nuk ka çfarë të thuhet". Claire ishte takuar në ndejë me Darlene dhe tani janë mike. "Përse nuk vjen me neve në darë"? "Herën tjetër, Marc më ka ftuar tashmë. Për vikend shkon në Hong Kong dhe nuk do të jetë për një muaj".

Darlene e shikoi. "Nga vdekja e Ann, Marc ishte i vetëm. Mendoj se ndikon te ai. Është më i lumtur prej kur je bartur në "Fort Myers". "Vërtetë? Ne jemi miq të mirë, por kurrë nuk më ka folur për gruan e tij. Babai më ka thënë se Anne ishte operuar në zemër dhe kishte një inflamacion. Marc kishte thënë se ishte i thyer kur i kishte vdekur gruaja nga inflamacioni i mushkërive". (vijon)

(Kosova Sot Online)