Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (7)

  • 09 nëntor 2019 - 15:05
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (7)

- E shikon se nuk është askush. Do të jetë e mençur sikur të hyjmë brenda tani - po thosha unë derisa më dukej se Krenarja fare nuk po më dëgjonte. Edhe më tutje nën tensionim po shikonte rreth vetes. Kur pranë nesh kishte goditur rrufeja, kam kërcyer si e çmendur. - Krenare, tash me të vërtetë është mjaft. Po përsëris se përjashta nuk është askush. Shkojmë brenda - i bërtita me vendosmëri duke e tërhequr me vete. Që tani ishim para dyerve të hyrjes kur diçka ma mori vëmendjen. Karrigia luhatëse që ishte në verandë po luhatej nga era e madhe, por se tani kishte diçka në të. Duke u ofruar, e kam kuptuar se në pyetje ishte një kukull e vjetër, e cila për ndonjë arsye, jo vetëm se ishte bërë qull, por edhe ishte me baltë. - Me siguri se Minirja e ka harruar këtu - vërejti Krenarja por mua situata gjithnjë e më shumë po më bëhej e çuditshme. As kur ishte në vullnetin më të mirë, nuk e kam parë që Minirja të luante kështu me mua. Kukulla i kishte shërbyer si një zbukurim në dhomë. - Nuk po mundem të besoj. Kur në secilin rast do të besoja në përralla do të mendoja se me kalimin e kohës, kjo kukull po shndërrohet në qenie të gjallë njerëzore.

Njeriu kurrë nuk e di se ku e gjen, sikurse ka këmbë - me imagjinatën time po mendoja duke u futur në shtëpi dhe duke dërguar kukullën për ta pastruar. Atë natë edhe pse kisha dëshirë, nuk mundja të fle. Stuhia ishte dobësuar pak por edhe më tutje po binte shi. Derisa po sillesha nëpër shtrat, m'u duk se si në katin sipër nesh po dëgjoheshin hapa. M'u duk se nuk po mashtrohem, sepse në të njëjtin moment kam dëgjuar buzëqeshjen enjë fëmijës. Minirja e qetë po lexonte disa nga librat e saj dhe këtë radhë përsëri e kam dëgjuar buzëqeshjen, por kësaj radhe në bodrum. Të njëjtin moment më ka përshkuar një erë e ftohtë. Si kurrë më parë, jam futur në dhomën time, jam hedhur në shtrat e shastisur dhe kam ndezur dritën. Disa momente kam hapur veshtë dhe gjithçka ishte qetë. Duke menduar se gjithçka ishte pjesë e imagjinatës sime përsëri kam fikur dritën që e kisha pranë kur sipër kokës time ndjeja një lloj trokitje. Në fillim ishte qetë, por me kalimin kohës bëhej gjithnjë e më e madhe. - Minire, a mund të ndalosh?! Disa prej nesh po tentojnë të flenë, e di këtë - i bërtita fort. Mu përgjigj vetëm heshtja e mua më kaploi në parehati. Kam filluar ta bind veten se gjithçka ishte një ankth nate nga i cili shumë shpejtë duhej të zgjohesha.

- Minire - edhe një herë kam thirr derisa zemra po më dilte prej vendit. Me këtë shtëpi gjithmonë telashe. Nesër do të ftoj mjeshtrit, po thosha me veten time derisa kam hedhur jastëkun në kokë. Në fund më zgjoi zëri i Krenares. - Hej ti gjumashe, e ke ndërmend të zgjohesh? Më beso, gjithë natën sytë nuk i kam mbyllur. Marrë parasysh se dikush gjithë natën ka shushuritur në korridor, vë bast se keni minj - tha ajo me zë të lartë. - Mirë mëngjes dhe ty. A e di sa është ora? -përgjumur e kam pyetur derisa po ngrihesha nga shtrati. (vijon)

(Kosova Sot Online)