Ngjarje e vërtetë: Si na u shkatërrua jeta nga borxhet? (5)

  • 20 November 2019 - 15:02
Ngjarje e vërtetë: Si na u shkatërrua jeta nga borxhet? (5)

- Duhet të shkoni në polici, tha me vendosmëri Vjollca. - Nëse Urtaku me të vërtetë ka borxhe të tilla, duhet që menjëherë ta ndryshoni stilin e të jetuarit, duhet të kurseni. Shitini veturat luksoze, stolitë dhe veprat artistike. Gjeje një vend të punës, fillo të fitosh dhe të përqendrohesh në atë që është më e rëndësishmja, në dashurinë tuaj! Dëshmoja burrit tënd se nuk je vetëm një kukull që duhet të jetë e rrethuar me luks. - Vend të punës, thashë menjëherë pas propozimit të saj. Ndoshta tingëllo sikur isha e tmerruar nga ajo ide, por me vete thashë pse jo. Nuk kishim fëmijë, ndërsa vendi i punës dhe pavarësia që e sjell ai me siguri do të më ndihmonin. Kur u ktheva në shtëpi, Urtaku sikur një luan në kafaz po ecte nëpër dhomë. - Ku ishe?, më tha posa më vërejti.

– U brengosa për ty. Isha te Vjollca. Biseduam me të vërtetë gjatë dhe ta dish, m’i ka hapur sytë. Urtak, kemi nevojë që të ndryshojmë shumë gjëra në jetën tonë. Nuk mërzitem në lidhje me faktin se si do të jetojmë prej tani. Gjëja e vetme që ta rëndësi për mua është që të jemi së bashku. Ortaku më shikoi drejt në sy. - Atëherë do të na duhet të shesim gjithçka që kemi, më tha duke e kthyer kokën në anën tjetër. - Po, edhe? Atëherë do të shesim gjithçka që kemi. - Por, shtëpia është nën hipotekë, më tha duke i thënë shumë ngadalë fjalët. Mu afrua dhe më përqafoi fort, duke e mbështetur fytyrën e tij në flokët e mia. - Nuk mund të besoj që ende dëshiron që të jesh me mua. Mendova që nëse dështoj, do të zhdukej edhe dashuria jote ndaj meje. - A nuk është dashuria pasuria më e madhe Urtak? A nuk është ajo e vetmja që dyfishohet nëse ndahet me dikë? Ajo duhet që të jetë udhëzuesja jonë. Nëse e mbajmë mend këtë, çdo gjë tjetër do ta kalojmë me lehtësi së bashku. Ortaku mi puthte buzët, duart, faqet. - Si kam mundur që ta rrezikoj shëndetin tënd, jetën tënde? Ti je më e vlefshme sesa të gjitha gjërat që i kam. - Me siguri paske qenë më se i zhgënjyer nga fakti që as vetes tënde nuk ke dashur që t’ia pranish se me heshtjen tënde ke shtyrë gjithçka edhe më thellë në probleme. Mos e bëj më kurrë një gjë të tillë të lutem.

Më lejo që prej tani e tutje të jem partnere e barabartë e jotja. Së bashku do t’i kalojmë të gjitha problemet. Nesër menjëherë do ta caktojmë një takim te këshilltari financiar. Për sa të qëndrojmë që bashku, asgjë nuk do të mund të na dëmtojë! Dhe me të vërtetë, kisha të drejtë. Sado që situata dukej e keqe dhe e pashpresë, në fund prej saj dolëm si fitues. E vetmja gjë që na ka bërë që të vuajmë ishte në fakt sulmi në hotel. Të gjitha të tjerat, përkatësisht humbjen e gjërave materiale, nuk i kam përjetuar si humbje. E shitëm kompaninë dhe u punësuam. Natyrisht, hoqëm dorë edhe nga vila jonë luksoze dhe nga çdo gjë që e kishim të nevojshme për të jetuar. Tani jetojmë në një shtëpi të vogël e të bukur me një kopsht dhe mund të them që kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Prej që jam punësuar, edhe më shumë e çmoj secilin moment të lirë që e kaloj me burrin tim. E ai, i cili dikur kalonte ditë të tëra duke punuar në kompaninë tonë, tani ka shumë më shumë kohë për mua. Ortaku më nuk është ai supermashkulli pa mangësi i cili më mundëson jetë luksoze dhe mi lexon nga sytë të gjitha dëshirat, por një njeri shumë i thjeshtë dhe i këndshëm, gjë që bën që ta dua edhe më shumë! (fund)


(Kosova Sot Online)