Tri shenja horoskopi me të cilat seksi është më i miri pas grindjes

  • 24 November 2019 - 07:55
Tri shenja horoskopi me të cilat seksi është më i miri pas grindjes

Zjarr në grindje, zjarr në krevat!

Grindjet ndërmjet çifteve ndonjëherë shërbejnë për të ngrohur situatën.

Dashi

Nuk frikësohet nga askush! Horoskopin e ka të tillë. Do t’i thotë të gjitha që i ka ndër mend dhe mbi të gjitha do t’i mëshojë tavolinës me grusht, prandaj asgjë me të nuk do të përfundojë lehtë.

Duke pasur parasysh që ka natyrë agresive, pas grindjes së ashpër do të dëshirojë edhe t’ju tregojë argumentet e veta në krevat për ç’arsye do të keni seksin më të mirë se kurrë më parë! Me të grindjet marrin kuptim të ri!

Gaforrja

Tip i ndjeshëm i cili pas një doze emocionesh të pakëndshme do të dëshirojë të shkoni të pajtoheni në krevat. Kështu ai bën balancën – nëse jeni grindur, patjetër duhet pak edhe të bëni dashuri.

Kur është i nevrikosur bën dashuri në mënyrën më të mirë të mundshme, por mos u frikësoni që ta ngacmoni, sepse në atë mënyrë vetëm do t’i hapni dyert e kënaqësisë.

Akrepi

Ofenduesi ka prirje për mosmarrëveshje, prandaj as grindjet nuk janë të rralla! Mirëpo, seksi pas grindjes me të i zgjidh të gjitha ofendimet dhe mosmarrëveshjet.

Vetëm kur t’ju rraskapitë dhe mendoni që mori fund, ai akoma nuk do të harrojë që është i hidhëruar, prandaj do të dëshirojë edhe një herë seks.

(Kosova Sot Online)