Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah e vërteta që na e shkatërroi jetën (5)

  • 29 November 2019 - 15:17
Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah e vërteta që na e shkatërroi jetën (5)

Unë megjithatë e prita mëngjesin me më shumë shqetësim sesa që e kisha pritur natën, një ditë më parë. Vendosa që ta ballafaqoj me dëshmitë, por edhe t'ia fal me kusht që t'i jap fund lidhjes me Armendin. M'u kujtuan fjalët e Bletës: "E kam dashur dhe e kam kuptuar frikën e tij që të të mos lëndojë". Njëjtë e kam dashur edhe Dianën dhe kam pasur frikë për fëmijët tanë. Vështirë e gëlltita vendimin tim që t'ia fal mashtrimin shumëvjeçar, por e konsiderova si më të mirin. Në punë mezi e durova takimin me Armendin. I mori projektet nga unë dhe shkoi në lokacionin e ndërtimit. Unë mbeta në zyrë, duke marrë si zakonisht me punë organizative. Për çudi, e bëra punën sikur edhe ditëve të tjera. Vetëm në një moment, rreth orës 11, më përfshiu njëfarë parehatie, nga e cila u djersita.

Por, e largova mendimin se edhe tani Armendi është me Dianën. Më pas e largova atë mendim deri në fund të ditës së punës dhe shkova në shtëpi. Qëndrova me binjaket dhe i luta që të nesërmen në mbrëmje, ishte e shtunë, që të qëndrojnë me Ermirën, në mënyrë që ne të katër të shkojmë në kinema. - Por, ajo ka dado, thanë ato. - Është e re, Ermira nuk e njeh dhe do të ishte mirë që edhe ju të jeni me të. - Në rregull, pranuan pa dëshirë, por vetëm për shkak se u thashë se të dielën mund të dalin vetëm. I tregova Bletës se si u mora vesh me fëmijët: - Plani është ky. Pasi që t'i ballafaqojmë me dëshmitë, do t'ju ofrojmë marrëveshje. Unë jam i gatshëm që t'ia fal gabimin Dianës, por me kush që t'i japë fund asaj lidhjeje njëherë e përgjithmonë. Përndryshe do t'u tregoj binjakeve, do t'ia marr ato dhe do ta largoj nga shtëpia. Të njëjtën mund ta bësh edhe ti me Armendin. Natyrisht, nëse pajtohesh, i thashë. - Nëse merremi vesh ashtu, është e qartë që më nuk mund të jemi miq, tha ajo gjë që bëri me dije se u pajtua. - Po ashtu është, i thashë duke dëshiruar që ta ndërpres bisedën, e më pas m'u kujtua diçka. - Edhe diçka, Armendi duhet që të tërhiqet nga biznesi.

Do ta paguaj, nuk ka problem. - Natyrisht, nuk do të ishte në rregull që të tërhiqesh ti. - Bletë, mos harro që për ty gjithmonë do ta kem një vend të veçantë në zemrën time dhe nëse ke ndonjëherë ndonjë problem, lirisht më lajmëro, i thashë unë dhe e përfundova bisedën. - Edhe ti në timen. Diana e kundërshtoi atë takim. Ishte e qartë që dëshironte që ta shmangë. - Mu në atë kohë e kam një telefonatë shumë të rëndësishme, tha. - Në këtë periudhë të telefonave mobilë mund të merresh vesh edhe në një kohë tjetër, i thashë paksa ashpër dhe në mbrëmje megjithatë u përgatit dhe të katërt shkuam te Bleta dhe Armendi. Diana dhe Armendi menjëherë e kuptuan se diçka ishte duke ndodhur. E pashë se si po e shikonin njëri-tjetrin dhe me vendosmëri thashë se do të shkojmë me një veturë, me timen dhe se unë do të vozis. As njëra as tjetra nuk ishin gjëra të zakonshme, sepse kurrë nuk kishim shkuar me një veturë dhe Armendin kurrë nuk e kishte vozitur njeri. Megjithatë, pranoi. Ndoshta për shkak të tonit tim. - Ku je duke shkuar?, më pyeti pak më vonë Diana. - Në banesën tonë, iu përgjigja me qetësi. -E kam përgatitur një kinema shtëpiake. - Ke filluar që të shikosh filma pornografikë, tha Armendi duke provuar që të tallet. - Kjo është më e mirë, i thashë unë me ftohtësi. Më pas të gjithë heshtëm. Kur hymë brenda, ju thashë që të rehatohen, shkova deri te dollapi dhe e solla zarfin. Diana u ofroi kafe dhe lëngje. - Nuk kemi nevojë për to. Më nevojitet tavolina e zbrazët, i thashë dhe u ula në kolltuk. Më pas nga zarfi i nxora fotografitë.

Gjysmën e tyre ia dhashë Dianës e gjysmën tjetër Armendit. I shikuan dhe pa bërë zë i lëshuan në tavolinë. Më pas e nxora faturën e hotelit dhe ia dhashë Dianës. As që dëshiroi që ta shikojë dhe më pas ia tregova Armendit. As ai nuk e shikoi. Në fund e nxora telefonin e Armendin dhe e vendosa në tavolinë. - Çfarë është kjo?, tha kur e pa mobilin e tij. - Kjo është marrëveshje, thashë unë dhe ua tregova kushtet. Armendi kërceu dhe filloi që të bërtasë duke thënë se nuk lejon që dikush ta shantazhojë. - Atëherë mund të largohesh. Gjërat do të t'i dërgoj me postë, tha më në fund Bleta. - Edhe unë për vite të tëra jetoj dhe investoj këtu, tha më pas Diana. - Çfarë ke sjellë këtu nga paga jote? Natyrisht, nëse i lëmë anash veshjet e shtrenjta intime, i thashë unë. - Në shtëpinë time ke ardhur me një valixhe dhe me të mund të largohesh. - Fëmijët janë të mitë. - Të kujt janë me të vërtetë? Mos janë ndoshta të Armendit? - Jo, ti je babai i tyre, tha në një mënyrë që la të vërehet se u qetësua. - Nëse pranoni, askush nuk do të dëgjojë për këtë gjë. Nëse jo, dëshmitë do të shumohen dhe do t'u tregohen të gjithëve: prindërve, vëllezërve e motrave, farefisit, miqve. /Vijon/

(Kosova Sot Online)