Ai të pëlqen, por ka frikë të ta thotë. 6 shenja që ta zbulosh pa rënë në sy

  • 30 nëntor 2019 - 09:28
Ai të pëlqen, por ka frikë të ta thotë. 6 shenja që ta zbulosh pa rënë në sy

Jo të gjithë djemtë janë të guximshëm, janë të aftë për të folur me një vajzë, për të dalë nga zona e tyre e sigurisë dhe për të bërë hapin që po vdesin për ta bërë. Disa janë të ndrojtur, shumë. Kjo nuk i bën të këqij. Thjesht i bën djem që kanë nevojë për punë.

Të gjithë kemi defekte në karakter. Disa janë shumë të hapur. Disa janë aq introvertë sa duhet të stërviten për të gjetur guximin të thonë “ç’kemi!”. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe kushdo është i aftë të ndryshojë.

Me këtë nuk duam të nënkuptojmë që djemtë e ndrojtur duhet të shndërrohen në djem të hapur, plot vetëbesim. Nuk ka arsye të bëhesh dikush që nuk je. Ka shumë vajza që i pëlqejnë djemtë e ndrojtur, madje i trajtojnë si një sfidë. Atyre u pëlqen ideja ta ndihmojnë djalin të dalë nga guaska e tij dhe besojeni, ka shumë djem që kërkojnë që një vajzë të bëjë këtë.

I vetmi problem me djemtë e ndrojtur është që ti duhet të vrasësh mendjen nëse ai të pëlqen apo thjesht është i sjellshëm.

Nuk është e thjeshtë ta kuptosh djalin e ndrojtur, të qetë, pak të çuditshëm, sidomos nëse ai nuk e hap bisedën. Ndoshta duhet ta bëni ju atë hap. Por a duhet? Ju po mendoni të njëjtën gjë, nuk doni ta bëni atë lëvizje, sepse keni frikë mos refuzoheni. Ju doni të jeni të sigurta që ai ju pëlqen.

Prandaj ja ku janë disa shenja që ai djalë ju pëlqen me të vërtetë, por thjesht nuk mundet t’jua thotë:

Ai gjendet “rrotull” shpesh

Ndoshta ai shkon në lokalin që shkon ti, pothuajse çdo ditë. Nëse punoni bashkë, ai mund të gjendet pranë tavolinës tënde ose ulet pranë teje kur jeni duke ngrënë. Ndoshta e takon më shpesh te makina e kafes se këdo tjetër. Një shenjë e mirë që ai të pëlqen, por është shumë i ndrojur për të ta thënë, është nëse përpiqet të jetë pranë teje dhe nuk tërheq vëmendjen. Ai po përpiqet të zbulojë si ta bëjë lëvizjen.

Ai ndryshon sjelljen për t’u treguar i sjellshëm me ty

Ai nuk e tepron, por bën gjëra që do bënte një mik i mirë, edhe pse ju nuk jeni miq të mirë. Ai të ruan një karrige. Ai të sjell kafen. Ai ndan pakon e biskotave apo drekën, gjithçka. Ai është gjithmonë i sjellshëm dhe të respekton. Dhe, më e rëndësishmja, kjo ndjesi ngrohtësie përhapet nga gjithë trupi i tij.

Ai të qesh gjithmonë dhe të sheh në sy

E vërteta është që ai nuk rri dot pa qeshur me ty, por bën maksimumin për të mos e treguar. Ai dëshiron me shpirt të shohë thellë në sytë e tu, por ka frikë mos ti nuk do bësh të njëjtën gjë.

Ai e ka për ty gjithë vëmendjen e tij

Kur ju jeni duke folur, fokusi i tij është plotësisht te ty. E njëjta gjë ndodh edhe kur jeni një grup. Ai, me siguri, të sheh edhe kur ti nuk po thua asgjë, por përpiqet ta fshehë këtë.

Ai komplimenton ndryshime të vogla të pamjes tënde

Prerja e flokëve. Fustani i ri. Këpucët e reja. Çanta e re. Nuanca e re e buzëkuqit. Çfarëdo që ti heq apo shton në pamje, ai do e komentojë. Është mënyra e tij për të të treguar që ai të vë re.

Sigurisht, ai mund të të mos komplimentojë aq shpesh sa do donte, por sigurisht, do të bëjë një kompliment të sineqertë për rastin, i cili, të jemi të vërtetë, është më mirë sesa ai që do bënin shumica e djemve.

Ai nuk të kërkon të dilni bashkë, edhe pse ti e dyshon që ai të pëlqen

Ndonjëherë, djemtë më të mirë janë më të ndrojturit. Ata nuk e shohin veten si tipa agresivë dhe prandaj e kanë të vështirë të marrin hapa jashtë zonës së tyre të sigurt.

Është turpi, me të vërtetë, sepse pak më shumë vetëbesim do ua përmirësonte jetën dhe me shumë mundësi do dilnin më shpesh në takime. Disa djem të ndrojtur do e kuptojnë që varet nga ata për të gjetur atë që duhet bërë, por të tjerë do humbasin mundësi të shkëlqyera. Sipas traditës, burrat duhet të gjuajnë gratë, por kjo nuk e ndihmon djalin e ndrojtur.

Nëse e pëlqen atë, bëje ti hapin e parë. Nuk humbet asgjë.

(Kosova Soot Online)