Për ty, gruaja ime e mrekullueshme…

  • 14 December 2019 - 08:27
Për ty, gruaja ime e mrekullueshme…

Nëse një ditë do ju thonë se jeni e shëmtuar, mos u besoni, sepse bukuria e vërtetë vjen nga drita e një flakë që keni brenda dhe se vetëm ju keni fuqinë për të vazhduar më tej.

Nëse një ditë do ju thonë se jeni e shëmtuar, mos u besoni, sepse bukuria e vërtetë vjen nga drita e një flakë që keni brenda dhe se vetëm ju keni fuqinë për të vazhduar më tej.

 Një ditë ata do t’ju thonë se për të kënaqur të tjerët, duhet të jeni perfekt, mos e besoni, sepse është papërsosmëria juaj ajo që ju bënë unike!

… një ditë dikush do të thyejë zemrën tuaj, por mos u zemëroheni, pasi shumë shpejt do mund të kuptoni se ishte gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhte. Sot dhe çdo ditë të jetës, mos harroni se jeni e bukur, ashtu si jeni. Nuk ka rëndësi sa vjeç jeni. Mos kini frikë të jeni vetvetja, sepse nuk ka asnjë grua më të bukur se dikush që nuk ka frikë të tregojë se kush është në të vërtetë.

Kur dëshironi diçka, lëvizni me vendosmëri drejt qëllimit, pa u shqetësuar nëse dikush thotë se nuk mund ta bëni, sepse pa marrë parasysh nëse e arrini atë apo jo, çdo hap i udhëtimit do t’ju ndihmojë të rriteni. Kurrë mos kini turp të qani, sepse një grua e fortë është mbi të gjitha një grua e cenueshme.

Por gjithashtu mos harroni të qeshni!

Qeshni sa më shumë që të mundeni, sepse pavarësisht se si e shihni veten në pasqyrë, një buzëqeshje është kura më e mirë për trupin tuaj, make-up-i më i bukur për tu veshur në fytyrën tuaj dhe nuk mund të plaket kurrë. Dhe mbi të gjitha, mos harroni se çdo moment është një zgjedhje. Jeta është transformim i vazhdueshëm! Mos lejoni që një zgjedhje e gabuar t’ju bind se keni gabuar. Thjesht rregulloni zgjedhjen e radhës…

(Kosova Sot Online)