11 shenjat që tregojnë se dikush ju dashuron

  • 31 December 2019 - 09:34
11 shenjat që tregojnë se dikush ju dashuron

Përkundër besimeve të zakonshme, ta kuptoni nëse dikush ju do apo jo është e thjeshtë: ju vetëm duhet t’i hapni sytë për shenjat në vijim.

Sidoqoftë, kini parasysh se prezenca e vetëm një shenje nuk është e mjaftueshme që ta kuptoni nëse dikush ju do apo jo kështu që ju duhet të kërkoni për më shumë se një shenjë para se t’i gjykoni ndjenjat e personit tjetër.

Shenjat e dashurisë

Nëse dikush ju do apo nëse ata janë ekstremisht të interesuar në ju atëherë ka shumë gjasa që nuk do të ju tregojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë derisa të sigurohen për ndjenjat që ju keni ndaj tyre.

Por, prapa skenës, mendja e tyre e ndërdijshme do të vazhdojë të ju dërgojë juve shenja që tregojnë se ata janë thellësisht të interesuar për ju. Procesi i rënies në dashuri ndodh në nivel të ndërdijshëm dhe ju mund t’i kuptoni emocionet e vërteta të dikujt duke shikuar për këto shenja të pavetëdijshme.

Distanca private. Kur ju intereson dikush, atëherë ju do të mbani një distancë private më të vogël mes jush në krahasim me distancën që përndryshe do ta mbanit me njerëzit tjerë. Ju gjithashtu do të vëreni se njerëzit që kanë interesim për ju do të qëndrojnë më afër juve sesa të tjerëve.

Orientimi/Këndi zero. Nëse ata e orientojnë vetveten në drejtimin tuaj edhe pse janë duke qëndruar me njerëz të tjerë, atëherë kjo paraqet një shenjë të fuqishme tërheqjeje në gjuhën e trupit. Orientimi, në këtë kontekst, e ka kuptimin e qëndrimit me krahët paralel ndaj krahëve tuaj dhe me gishtat e këmbëve të kthyer drejt jush.

Gjeste të vlerësimit pozitiv. Në gjuhën e trupit, fërkimi i vetullave me gishtërinj do të thotë se ju pëlqen diçka apo keni mendim pozitiv për të. Tani, çka nëse dikush e bën këtë gjest sa herë që ju sheh? Kjo sigurisht do të thotë se ju i pëlqeni atyre.

Nuk duan asgjë posaçërisht. Nëse dikush ka interesim për juve, atëherë ju do ta gjeni atë tek ju thërret për arsye të parëndësishme (për shembull: për të ju pyetur për diçka që veç e dinë). Nëse personi është mjaftueshëm i mençur atëherë ata mund të gjejnë një arsye të mirë për të ju thirrur por kur frekuenca e këtyre thirrjeve rritet, atëherë kjo zakonisht tregon që ka diçka pas tyre.

Buzëqeshja. Nëse ata buzëqeshin derisa folin me juve dhe nëse nuk kanë ndonjë arsye të mirë për të qeshur, atëherë kjo është një tjetër shenjë e fortë që ata ju pëlqejnë. Në shumicën e rasteve, ata do të tentojnë ta fshehin buzëqeshjen e tyre dhe nëse shikoni me kujdes ju do të mund ta vëreni këtë.

Buzëqeshjet që nuk zhduken shpejt. Një buzëqeshje nuk do të zhduket shpejt nëse një person ka interesim të vërtetë për ju (kjo nuk është domosdo një shenjë e dashurisë por në rastin më të keq është një shenjë e interesit të thellë). Vetëm buzëqeshjet e rreme zhduken shpejt, derisa buzëqeshjet e vërteta qëndrojnë më gjatë.

Të sjellshëm apo të ftohtë? Të qenurit të sjellshëm ndaj jush një ditë dhe të ju injorojnë ditën tjetër paraqet një prej shenjave më të forta të tërheqjes. Logjika pas kësaj është shumë e thjeshtë: në fillim personi ju trajton shumë mirë për shkak se i pëlqeni mirëpo kur e kuptojnë se janë munduar shumë pa marrë një reagim nga ju, fillojnë të tërhiqen. Këta persona mund t’i thoaë vetvetes diçka si ”Oh Zot, i shfaqa shumë shenja sot që t’i tregoj pëlqimin tim mirëpo nuk morra ndonjë reagim kështu që nesër do ta injoroj.” Kështu që nëse dikush është i sjellshëm me juve një ditë dhe i ftohtë ditën tjetër atëherë dijeni se shenjat pozitive që ata ju treguan janë rezultat i emocioneve pozitive që ata ndjejnë për ju ndërsa shenjat negative i dhanë vetëm për t’i fshehur gjurmët.

apo Znj. Gjithkundi: Nëse i takoni ata shumë herë rastësisht atëherë kjo paraqet një tjetër shenjë. Patjetër që këto nuk janë rastësi por personi është ose duke e ndryshuar agjendën e tyre për t’u përputhur me tuajën ose është duke shkuar në vendet që ju shkoni zakonisht në mënyrë që të ju takojë “rastësisht”.

“Miqtë tuaj janë shumë të këndshëm.” Nëse ata fillojnë të interesohen dhe të jenë më të sjellshëm ndaj miqve tuaj, atëherë kjo paraqet një shenjë të fortë të tërheqjes, veçanërisht nëse ata nuk e kishin bërë këtë gjë më parë.

Anulimet. Anulimi i planeve të tyrë në mënyrë që të ju shohin juve është gjithashtu një shenjë që ata ju pëlqejnë.

“Ku je?” Për fund, personi që ju dashuron do të përpiqet të qëndrojë në dijeni për vendndodhjet tuaj dhe do të ju pyesë herë pas here se ku jeni.

(Kosova Sot Online)