Dashuria në 2020 sipas Meri Shehut: Vit shumë s*ksual për një shenjë

  • 03 January 2020 - 16:49
Dashuria në 2020 sipas Meri Shehut: Vit shumë s*ksual për një shenjë

Demi

Ju do rigjeneroni për 2020 marrëdhënien tuaj në çift megjithëse keni patur probleme dhe shpeshherë keni qënë në prag të divorcit. Një person i tretë ndërhyn në martesën tuaj. Nëse nuk e duroni dot me këtë do preferoni një partner apo partnere që jeton jashtë apo ka kulture nga një vend tjetër. Ndarjet me të bujshme dhe tradhëtitë apo lidhjet përfituese në drejtimin tuaj do dalin në muajt maj qershor

Binjakët

2020 do tregoj sa e vleresoni realisht dashurinë dhe pasionin. Këtë do ta tregoni edhe materialisht. Nëse dikush ju intereson konkretisht ju do ta mbuloni me dhurata dhe udhëtime. Në të kundërt do kërkoni shpërblesa nga partneret ose do jeni indiferente ndaj kërkesave të tyre 2020 për ju do jetë vit i pervojave të shumta seksuale

Gaforrja

Ky vit do jetë i ashper me ju ne planin erotik ose partneri juaj në çift do bëhet shumë kërkues ose dominant ose në rastin më të keq do duhet ti shërbeni apo ti bindeni nëse ju ka kapur në gabime. Por ky vit sjell edhe ndarje ose martesa me njerëz shumë autoritare të zymtë dhe shumë sindirike

Luani

Vetëm në ambjentet e punës mund të gjeni kohë për të flirtuar apo për të gjetur dikë që ju kupton. Kjo do jetë e mirë nëse jeni të lirë dhe të pamartuar. Në të kundërt do zbehet shume jeta juaj në çift. Periudha më e mirë për të qetësuar ndjenjat tuaja do jetë marsi . Pastaj do jeni shumë konfuz do udhëtini dhe do bëni lidhje kalimtare sa në një vend në tjetrin

Virgjeresha

2020 për ju do jete viti ku fillimisht duhet të mblidhni mendjen dhe të mos çmendeni nëse një dashuri nuk ju përgjigjet. Nëse e arrini këtë do gjeni dikë vërtetë të mirë që do kurorëzoj më në fund pritshmërite tuaja. Mos shpenzoni kohë me pavendosmërinë tuaj në disa raste .Kapini propozimet që ju vijne deri në prill pasi vera do ju komplikoj me të kaluaren ku do humbni kohë

Peshorja

2020 do ju sjell një njeri ëer shtepi dhe që do krijoni një bazë të fortë bashkë me ju duke u çiftuar. Por ju mos hezitoni të martoheni me pretendimin që nuk jeni gati apo keni gjëra të tjera për të bërë. Nëse jeni të lidhur më në fund duhet ta kuptoni këtë dhe të kërkoni me shumë nga partneret tuaj. Tani në janar keni shansin të dëboni dikë që nuk ju përshtatet ose që ju tradhëton

Akrepi

Dashuria për ju në 2020 do jete mbi baza kërkesash e provash. Jeni lodhur nga njërzit që të ngopin me lugë të zbrazur. Tani ju doni me shumë konkretisht dhe jeni të përgatitur të mos ju mashtrojnë. Do keni fatin të njiheni me njerëz cilësor në udhëtime media hotele internet .Por gjithmonë qëndroni serioz dhe vini kërkesa. Mbas shtatorit do ndjeheni të suksesshëm

Shigjetari

2020 do jetë viti që do ju sjell dashurinë e munguar apo të mohuar por duhet ta fitoni vetë. Kjo do të thotë që sipas cilësive tuaja do vij edhe fati i cili do ju tregoj mundësit që duhet te arrini. Tani jemi në fillim të rrugëtimit dhe ju duhet përvoja e dikujt që tju drejtoj. Vera ju fut në monopate të këqija, kujdes

Bricjapi

Ky vit do tregoj që edhe ata më të pavendosurit në shenjën tuaj mund të arrijnë të marrin vendime në jetën personale. Për ata që kanë pritur tërë jeten për njeriun e duhur ndoshta ky eshte momenti te veprojne në të kundërt e humbin shansin për këtë jetë. Qershori dhe Janari do jenë muaj vendimtare. Në verë keni ndarje dhe pengesa

Ujori

2020 në planin personal do jetë vit i marrëdhenieve dhe dëshirave të fshehta. Mund të keni edhe të dashur qe nuk i takoni dot apo ndodhen diku të  bllokuar si në burgje apo institucione të ndryshme. Kujdes në lidhjet pasionante do keni dëshirën e tradhëtisë apo kontrollit të madh. Shkurti ju sjell një surprizë të këndshme. Nëse jeni të martuar mos bëni njohje të tjera pasi shkojnë keq

Peshqit

Do shkoni për njohje të reja duke lënë pas dore njohjet e vjetra por shumë shpejt do ktheheni prape tek të vjerat pasi të rejat nuk do ti përballoni dot. Më mirë dikë që e njihni sesa një aventure e re.Kjo do jete motoja juaj. Në periudhen e verës do merrni vendime të gabuara ku do komplikoni jeten tuaj dyfish dhe kjo do ju uli në sytë e të tjereëve.

(Kosova Sot Online)