Rrëfimi +18: Më çmend Hasani sa herë që nuk e kam burrin në shtëpi!

  • 07 January 2020 - 17:25
Rrëfimi +18: Më çmend Hasani sa herë që nuk e kam burrin në shtëpi!

Sa e sa vjet i bëra martesë dhe e tërë koha më shkoi duke e përcjellë burrin në rrugëtim dhe duke e pritur se kur po vjen. Profesioni i tij prej shoferi ma gërditi edhe jetën. E, kur ishte puna për kënaqësinë time, më injoronte.

Si për sherr, kur unë isha e nxehtë dhe më nevojitej burri, ai ishte në rrugëtim. E, kur mua nuk ma kojke hiq, ama bash hiq, burri më vinte në shtëpi dhe krenohej se si ka kaluar mirë në udhëtim zyrtar.

Katër-pesë vjetët e fundit burri sikur vonohej edhe më shumë në rrugëtimet e tij dhe gjithnjë e më shumë vinte në shtëpi i lodhur. Ditë pas dite e javë pas jave, dyshimi në besnikërinë e tij ndaj meje shtohej, e bashkë me të edhe dashuria ndaj tij zbehej.

Një ditë, derisa ai ishte në rrugëtim, unë i futa rrobat e zhyllosura të tij në makinën larëse. Por, duke ia kontrolluar xhepat, jo pse jam idiote, por është rregull që t’i kontrollosh xhepat para se t’i fusësh rrobat në ujë, në xhep ia gjeta një kondom… Mbeta gojëhapur, por nuk e prisha disponimin. Vetëm mendoja se si të veprojë kur ai të kthehej.

Burri im me kondom në xhep!

Herët në mëngjes burri i botës u kthye në shtëpi. Për çudi, ishte i pastër dhe kishte një dozë parfumi.

Ndoshta hunda e tij ishte mësuar me atë aromë dhe nuk e ndjente, por unë e nuhata menjëherë, bile e kuptova se ai parfum ishte i femrave dhe nuk ishte nga ato që kishim ne në tualet.

Edhe pse isha e zgjuar, nuk bëja fare zë, për të parë nëse do më ngacmonte. Burri i botës u fut me kujdes në shtrat që mos të ma trazoj gjumin dhe menjëherë ia krisi gjumit. I shkreti ishte i rraskapitur fare…

Sapo u thellua në gjumë, u ngrita dhe ia nuhata edhe më shumë rrobat, ku u vërtetova se përmbajnë parfum femrash.

Në drekë u zgjua “zotnia” dhe më kërkonte një kafe. Ia solla si përherë, por bashkë me kafenë edhe kondomin.

– Ja, merre këtë se për pak sa nuk e kam futur në ujë – i thashë, paksa me qortim.

– Nuk është e mundur… Nuk e di, nuk e di se nga ky nalet në xhepat e mi! – u shprehë si me habi, por që fytyra i humbi fare.

– Nuk kërkova sqarime nga ky nalet në xhepin tënd, por vetëm të tregova se e shpëtova nga uji. Tjera herë, kujdes xhepat! – i flisja sikur të isha një damë e vërtetë.

Në fakt, unë edhe jam e tillë, por pse fati ka dashur që të martohesha herët dhe të jetoja gjithnjë në krahë të burrit, unë nuk kam faj.

Si fillova të mendoj për kënaqësitë e mia?

Ditët në vazhdim hetoja se ai sillej më ndryshe. Sikur e ndiente një barrë të rëndë mbi supe. Por unë, as që ia zija në gojë këtë ngjarje. Thjesht, sillesha sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por, gjatë gjithë kohës u vërtetova se ai po ma luante lojën!

Nga kjo ditë fillova të mendoja edhe për nevojat dhe kënaqësitë e mia, pavarësisht nëse kjo do të ndodhte me të apo me ndonjë mashkull tjetër. Fundja, kisha shumë oferta, por që asnjëherë nuk e kam “ngrënë”.

Menjëherë mendja më ka shkuar te një burrë që banonte afër nesh, e që sa herë më sheh e kthen kokën prapa t’më shikoj më mirë.

Do ta provoj me të, i thashë vetvetes.

“Jam në banesë, krejt vetëm sonte”, i thashë kur e takova në rrugë dhe vazhdova tutje.

Megjithatë, tërë ditën në kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh. Ishte vështirë ta luftoja dëshirën që, pikërisht me të, të shtrihesha në shtrat, ndërkohë që fakti i besnikërisë ndaj burrit plot 20 vjet, më frenonte fuqishëm.

Hasani më rrëmbeu me afsh…

Në mbrëmje, kah ora 22 u dëgjua zili. Sapo e hapa derën ai u fut brenda dhe më rrëmbeu ende pa u ulur…

– Zonja ime e ëndrrave… a e din se çdo natë të imagjinoja në shtratin tim? – fliste Hasani, duke më mbështjellë me duart e njoma dhe të fuqishme, tamam si një luan i vërtetë.

– Ja ku më ke… të shoh se çka do bësh tani! – ia ktheva duke belbëzuar.

Më rrëmbeu fuqishëm. Me shpejtësi filloi t’mi heq rrobat, pa demonstruar ndonjë paralojë, apo romantizëm.

Pasi kryem punë, jemi gjuajtur bashkë si të vdekur në shtrat dhe për disa minuta nuk kemi folur fare. Unë disi nuk besoja se më ndodhi kjo që më ndodhi, ndërsa ai qëndronte sikur të ishte penduar që e kishte tradhtuar fqinjin e vet, burrin tim.

Nuk jam fajtore për tradhti, fajet i ka burri im!

U desh ta porosisja që kjo që ndodhi mes nesh ta mbaj shumë sekret. Por, ai vetëm më shikoi dhe filloi përsëri t’më përkëdhelte, duke më thënë se, pikërisht, këtë e dëshiron edhe ai vetë, por edhe të kënaqemi sa herë të kemi mundësi…

Sidoqoftë, gjithmonë e kam imagjinuar një mashkull të fuqishëm, siç ishte Hasani, por assesi nuk kam guxuar të marr një vendim të tillë. Kam menduar që ka mbaruar koha e dashurive të tilla për mua. Por, kësaj radhe jam bindur se kurrë nuk është vonë për dashuri, pavarësisht moshës.

Megjithatë, pse ndodhi një gjë e tillë me Hasanin, fundja, burri im i ka fajet…

(Kosova Sot Online)