Si zbulohet tradhëtia?

  • 11 January 2020 - 08:50
Si zbulohet tradhëtia?

Në shekullin që jetojmë, rastet klasike të ekspozimit të tradhëtisë, si një takim i padëshiruar në rrugë apo më keq, në dhomën e gjumit, po shndërrohen gjithmonë e më shumë në “fanta-shkencë”.

Në shekullin që jetojmë, rastet klasike të ekspozimit të tradhëtisë, si një takim i padëshiruar në rrugë apo më keq, në dhomën e gjumit, po shndërrohen gjithmonë e më shumë në “fanta-shkencë”.

Epoka aktuale është ajo në të cilën tradhtia zbulohet në celularin e partnerit apo në llogaritë e rrjeteve shoqërore.

Kështu tregoi një anketë e publikuar në “Daily Mail”, me pothuajse gjysmën e njerëzve që dëshmuan se një tradhti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri.

Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se në 98% të rasteve tradhtia ekspozohet dhe në vetëm 2%, pendesa çon në kërkesë falje dhe rrëfim nga partneri që mban lidhjen paralele.

Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhtive

1. Mesazhe të gjetura në celular - 41% i rasteve

2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore - 23%

3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompjuterin personal - 13%

4. Të kapur në flagrancë - 11%

5. Një shok/shoqe të thotë të vërtetën - 5%

6. Një anëtar i familjes ekspozon tradhtinë - 3%

7. Tradhtari pranon lidhjen e tij spontanisht - 2%

8. Një mënyrë tjetër - 2%

(Kosova Sot Online)