Roman dashurie: Vejusha (29)

  • 14 janar 2020 - 15:07
Roman dashurie: Vejusha (29)

Në klinikë shkoi në mesditë. Nuk e takoi tërë ditën. Samiu e vërejti shkëlqimin në sytë e saj. - Nuk do të të pyes asgjë. - Mos më pyet. Më mirë bëhu gati për Paris. Kur do të shkosh? - Pas një jave. - E ke blerë unazën? - Mu për këtë më nevojitesh. A mund të tregohesh kolege e mirë dhe të më ndihmosh në zgjedhje? Nuk dëshiroj që të gaboj. - Sa para je i gatshëm që t'i shpenzosh? - Sado që të nevojitet në mënyrë që ajo të thotë PO. - Ajo PO varet nga ndjenjat, jo nga unaza. - E di, por mund të ndihmojë. Ajo e puthi në faqe, gjë që e befasoi doktorin. - Je duke më brengosur, po i shpreh tepër emocionet. - Jam e lumtur. - Po e shoh, dhe po ma merr mendja pse. - Nuk mund të flas, jam tepër e lumtur për të folur. - Po të kuptoj. Edhe unë jam i lumtur që të shoh të tillë. E përqafoi fort dhe mendoi se si në njëfarë mënyre e ka babanë pranë vetes.

Kaloi ora 4, ndërsa Lumja ende ishte në zyrë. Shpresonte që të vijë Enveri, kur ta përfundojë punën, por ai nuk erdhi. Në fund e thirri Adrianën. - A është doktor Enveri ende në sallë? - Jo, e përfundoi punën para gjysmë ore dhe shkoi. Lumja u zhgënjye. Ai as që i ishte lajmëruar. Ndjenja e lumturisë shpejt u shndërrua në një parehati të jashtëzakonshme. -Në rregull, mund të shkosh edhe ti. - Por, unë punoj deri në pesë. Vajza u habit, kurrë më parë shefja nuk e kishte lëshuar që të shkojë më herët në shtëpi. - Sot do të shkosh më herët dhe bëje këtë, nëse nuk dëshiron që të të mbaj këtu deri në tetë. Adriana u nis menjëherë për në shtëpi. MST/ Kapitulli i tridhjetë I vizitoi disa argjendari dhe i shikonte unazat. Nga koka nuk i largohej mendimi pse Veli nuk i ishte paraqitur. Në fund, duke e parë që nuk e shikonte asnjë unazë me interesim, shkoi në shtëpi. Vendosi që të flejë, e të nesërmen në mëngjes ta vazhdojë kërkimin. Rreth orës nëntë në mbrëmje i cingëroi telefoni. Ishte Veli. - Kam dashur që të të telefonoj më herët, por e pata një problem të vogël me veturën. Shpresoj se nuk ndërpreva ndonjë gjë të rëndësishme. - Jo. Prita të më lajmërohesh më herët, kur u largove nga puna. - Nuk e kam ditur se je në klinikë. Më fal. - Në rregull. Nuk ishte çdo gjë në rregull, ndjeu se i mungon shumë. - A mund të të shoh? Kjo pyetje rregulloi gjithçka. - Po, mundesh. Në fakt, duhesh. Erdhi pas gjysmë ore dhe sërish fjeti te ajo.

KAPITULLI I TRIDHJET E NJËTË

Në nëntor po qëndronte pranë Velit në dasmën e Samiut. Parisi e kishte kryer punën, ndërsa dy njerëz kishin vendosur që të martohen sa më shpejt. Lumja e admironte tërë atë dashuri dhe i shikonte e prekur nga fakti që ishin aq të lumtur. Veli qëndronte pranë saj dhe nganjëherë i thoshte se sa e bukur është. Ishte ngacmues, por i pëlqente një gjë e tillë. E kishin një sekret, të ëmbël si netët që i kalonin së bashku dhe si mëngjeset, në të vilat zgjoheshin dhe e pinin kafen e parë të mëngjesit, duke u shikuar në sy. /Vijon


(Kosova Sot Online)