Dita Ndërkombëtare e Përqafimit

  • 21 January 2020 - 14:54
Dita Ndërkombëtare e Përqafimit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit dhe lirisht përqafojini të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën.

Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.

Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do t’ju ndihmojë.

Ditën Ndërkombëtare të Përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si “ambasador i përqafimit”.

Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafojini të dashurit tuaj çdo ditë.

(Kosova Sot Online)