E çoi deri në altar, nusja i bën të papriturën e madhe dhëndrit në sy të të ftuarve

  • 22 January 2020 - 14:22
E çoi deri në altar, nusja i bën të papriturën e madhe dhëndrit në sy të të ftuarve

Teksa po festonte në natën e saj të beqarisë australianës me emrin Casey i erdhën disa mesazhe që do t’ja kthenin përmbys gjithë jetën e saj.

Një e panjohur i kishte nisur disa foto ku i dashuri i saj me të cilin kishte vendosur të kurorëzonte dashurinë në martesë shfaqej me një femër tjetër por jo vetëm kaq këto foto shoqëroheshin dhe me biseda romantike që ata kishin bërë njeri me tjetrin.

‘Unë nuk do martohesha me një njeri të tillë, po ti do e bëje?’ shkruhej në mesazhin e parë që i erdhi.

Nusja u shokua nga ato mesazhe. Edhe pse shoqëria e saj po i thoshtë anullonte martesën, ajo nuk pranoi.

Nusja vendosi që të shkonte në altar dhe ta turpërtonte atë para të gjithë familjarëve dhe të ftuarëve.

Pasi arrin në altar nusja kthehet para të gjithëve dhe i thotë se nuk do ketë dasmë.

Hedh tufën me lule që kishte në dorë dhe nxjerr telefonin e lexon mesazhet që Alex ka shkëmbyer më atë femër.

Të gjithë ngelën të shokuar, ndërsa Alex mori shokun e tij të ngushtë dhe u largua direkt nga ceremonia.

Casey u shpjegoi mysafirëve të saj të dasmës se “Nuk do të ketë një ceremoni martese sot, por përkundrazi do të ketë një festë të ndershmërisë dhe pranimin e të vërtetës pavarësisht se mund të ishte e dhimbshme.

(Kosova Sot Online)