Ngjarje e vërtetë: Përfundimisht edhe mua më buzëqeshi fati (4)

  • 28 January 2020 - 15:16
Ngjarje e vërtetë: Përfundimisht edhe mua më buzëqeshi fati (4)

Veçanërisht ftesën e tij nuk e refuzova për shkak të motrës. Edhe pse më tërhiqte dhe ndjehesha mirë me të, diçka mungonte. Nuk e dija se çfarë, sepse edhe po të doja nuk mund t'ia gjeja ndonjë mangësi. Për një të dashur të tillë kisha ëndërruar gjithmonë, e tani, kur e kam pranë vetes, diçka mungon. Me të vërtetë jam e çuditshme, mendoja unë. Atë natë nuk munda të fle për një kohë të gjatë. Rrija e shtrirë në shtrat dhe mendoja. Në mendje i shihja fotografitë, së pari të Dinit, e më pas të Agimit. A është e mundur që Agimi të jetë xheloz? Pse kurrë nuk më ka treguar se i pëlqej? Kuptova se si qëndrojnë disa gjëra dhe në mëngjes shkova te shoku im. - A je çmendur? Në shtatë në mëngjes i bie ziles? Ende jam duke fjetur - tha. - Po nuk kam ardhur të të propozoj martesë që të më presësh me veshje solemne. Edhe ashtu të kam parë në gjendje të llojllojshme - u talla unë. Pak më vonë isha në banesën e tij. Edhe i pakrehur dhe i veshur me pizhame mua më dukej i bukur. Nuk kishte muskuj sikur Dini, por atë mëngjes dukej shumë mirë.

- Edhe? Si kalove mbrëmë? - më pyeti kur u ulëm në kuzhinë. -Për mrekulli. Nuk i intereson dukja ime, e ka tërhequr brendia ime, por... - fillova të lavdërohem kur më ndërpreu Agimi. Buzëqeshja iu zhduk nga fytyra. -Më vjen mirë për ty. Nëse nuk ke asgjë kundër, do të të lë pak vetëm. Më duhet të vishem, e më pas do të vazhdojmë me kafe dhe kafjall - më tha. Përsëri nuk po kuptoja pse po sillet ashtu. Erdha t'i them se e dua, e ai bën pyetje për Dinin?! A thua mendon se do të vija aq herët në mëngjes për të biseduar për një mashkull tjetër? Mendova se është i çuditshëm dhe i paparashikueshëm, sikur të gjithë meshkujt tjerë. Këtu po ndjehesha si në shtëpi. Agimit nuk iu desh shumë kohë për t'u veshur. Kur u kthye i veshur me xhinse dhe bluzë, dëshirova që ta përqafoj e ta puth, por u përmbajta. Si t'i them se më nuk e konsideroj vetëm si shok të ngushtë? -Çfarë është, ke një shprehje të çuditshme në fytyrë?- pyeti. -Asgjë me rëndësi - u përgjigja unë. - Dëshiron kafjall? -Jo, faleminderit. Nuk kam uri. Po e shikoja dhe po e koritja veten për shkak të gënjeshtrës në të cilën po jetoja. Duhej të isha më e sigurt në vete, ta bëj hapin e parë, pasi që ai nuk mund ta bënte. -Me të vërtetë kam qenë e marrë! - murmurita. -Ndoshta do të të bëjë mirë një çaj? - Jo, më së miri është që të largohem nga ky - thashë e zemëruar edhe me veten edhe me të. Dola shpejt nga banesa e tij, ndërsa tronditja në fytyrën e tij është vështirë që të përshkruhet me fjalë. Pas një ore e kuptova se jam duke u sjellë çuditshëm. Për këtë arsye i telefonova duke dashur që të bisedoj me të pa dorëza, por nuk ishte në shtëpi. Dola në takimin e caktuar me Dinin. Nuk e kisha lehtë t'i tregoj se jam dashuruar në dikë tjetër, por megjithatë e bëra një gjë të tillë.

-Është dashur ta di - tha. - As vetë nuk e kam ditur deri sot në mëngjes. Më ke pëlqyer fort dhe kam menduar se mund të kemi një lidhje, por... - Problemi është te unë? E kam ditur - më tha. Të dy qeshëm dhe u ndamë pa zemërim, ndërsa unë u nisa në drejtim të mashkullit që e dashuroja. - Më fal, me të vërtetë jam e marrë. Jam sjellë si tinejxhere - fillova t'i kërkoj falje sapo e pashë. - Eja brenda - tha Agimi duke e hapur derën. U ulëm në dhomën ditës dhe ia thashë të gjitha. Buzëqeshja që u paraqit në fytyrën e tij kur i thashë se e dua. Ai më njihte mirë, e dinte se nuk e kam lehtë që të shprehem. Kur përfundova, u afrua dhe më puthi/ - Edhe unë të dua, tashmë për një kohë të gjatë - më tha. Nga ajo ditë ka kaluar një vit. Operacioni im kaloi me sukses dhe më në fund nuk kisha nevojë që të barti syze. Agimi dhe unë jemi fejuar dhe planifikojmë që të martohemi së shpejti. Nuk mund ta pres momentin kur do t'i shoh fotografitë e dasmës sime në të cilat do të shihen sytë e mi të cilët sot janë më të bukur se ndonjëherë më parë. /FUND/

(Kosova Sot Online)