Shpik rrëmbimin e tij, për t’i shpëtuar martesës

  • 31 January 2020 - 14:11
Shpik rrëmbimin e tij, për t’i shpëtuar martesës

Një kolumbian shpiku rrëmbimin e tij të paqenë për të mos u martuar, njoftoi media vendëse.

Miqtë e 55-vjeçarit informuan policinë në lidhje me rrëmbimin e tij të dyshuar në qytetin Pitalito, në jug të Kolumbisë, fundjavën e kaluar.

Ata thanë se dy burra të armatosur kishin rrëmbyer dhëndrin disa orë para dasmës së tij.

”Policia nisi një operacion që çoi në gjetjen e dhëndrit në një shtëpi që i përkiste një të afërmi”, tha një zëdhënës i policisë.

”Miqtë që raportuan rrëmbimin thanë se kishin gënjyer dhe se donin të ndihmonin burrin, i cili nuk donte më të martohej”, raportoi e përditshmja kolumbiane ”El Tiempo”.

Ishte hera e dytë që ky burrë kishte falsifikuar rrëmbimin e tij për të shmangur martesat.

Ai tani mund të përballet me kallëzimin penal.

(Kosova Sot Online)