Si biem në dashuri? E dinit që nuk paska lidhje fare me zemrën?

  • 03 February 2020 - 08:39
Si biem në dashuri? E dinit që nuk paska lidhje fare me zemrën?

Të gjithëve na ka ndodhur që të jemi gjendur përballë një mashkulli apo njnë femre dhe menjëhere na ka filluar të na rrahë zemra fort, aq sa ka qenë gati të na shpërthejë dhe të dalë nga kraharori.

Por, e dini që të biesh në dashuri nuk ka asnjë lidhje me zemrën?

Me mundësi të madhe, kur ta lexoni këtë do të habiteni dhe do të pyesni me veten tuaj: Nëse nuk qenka diçka që të ketë lidhje me zemrën, atëherë pse zemra rreh aq fort kur shohim dikë që na magjeps?

Të rënit në dashuri aktivizon të gjithë trupin tonë, pasi kjo ndjenjë ka lidhje me hormonet dhe trurin tonë dhe ashtu siç e përmendëm, nuk ka asnjë lidhje me zemrën tonë.

Të biesh në dashuri, duhet të kalosh disa hapa të rëndësishëm.

TËRHEQJA SEKSUALE

Nëse syri jonë do të shohë një mashkull të pashëm, apo një femër super seksi, atherë do t’i dërgojë sinjale trurin tonë, i cili menjëherë aktivizon hormonet e testosteronit dhe estrogjenit, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për aktivizuar tërheqjen seksuale.

SIMPATIA (na ndihmon për të bërë zgjedhjen e duhur)

Përveç hormoneve të sipërpërmendur, në trurin e njeriut aktivizohen edhe hormonet e dopaminës, serotoninës dhe adrenalinës, të cilët na ndryshojnë krejtësisht gjendjen tonë të humorit.

Fakti që këto hormone janë aktivë, na bëjnë që të shfaqim një pamje të jashtme më të ëmbël, më të qeshur dhe të jemi euforikë në maksimum.

Ndonjëherë këto hormone aktivizohen aq shumë dhe aq shpejt, saqë nuk mund ta kemi në kontroll veten tonë, duke u dukur si një “palaço” gazmor.

LIDHJA (Besimi)

Siçe thamë, prezenca e një personi që na bën të biem në dashuri, apo të rënit në dashuri me një mashkull apo femër do të aktivizojë shumë hormone në trupin tonë. Përveç hormoneve të sipërpërmendur, në këtë fazë (pra kur biem në dashuri) aktivizohen edhe hormone të tjerë si: Vasopresina, Oksitocina. Aktivizomi i këtyre hormoneve na jep një ndjesi që përballë kemi partnerin e duhur dhe duhet ta duam dhe t’i besojmë verbërisht.

Kemi përmendur tri fazat e të rënit në dashuri:

Tërheqjen seksuale
Simpatinë
Lidhjen dhe Besimin

Por, këto faza në ndryshim nga njerëzit, mund të aktivizohen në renditje të ndryshme si:
Lidhja me një person / Simpatia për atë person / Tërheqja Seksuale

Në një studim të kryer në vitin 1999, shkencëtarët arritën në konkluzion se: Viti i parë kur ke rënë në dashuri, tregon një fazë që quhet, Faza e Çmendurisë.

Në këtë fazë, njerëzit janë të prirur të qendrojnë vetëm me personin që dashurojnë dhe e gjithë bota e tyre lidhet me të, duke e shoqëruar këtë fazë me shprehjen: Ti je jeta ime dhe të Dua çmendurisht…

SI E ZGJEDHIM NE, DASHURINË E JETËS TONË?

Ne jemi të prirur të tërhiqemi pas një personi që ka një pamje të bukur, është i qeshur, optimist dhe… mban erë të mirë. Shumë meshkuj dashurohen me femra seksi dhe trup fantastik, por ka edhe nga ata që dashurohen me femra të cilat të japim një besim të fuqishëm se lidhja do të jetë shumë e fortë. Edhe femrat preferojnë meshkuj me trup elegant, muskulor, por ka edhe nga ato që dashurohen pas një buzëqeshjeje që do të donin të mos shuhej kurrë.

(Kosova Sot Online)