Ngjarje e vërtetë: Si më shfrytëzoi karrieristi, në të cilin u dashurova (3)

  • 11 February 2020 - 15:23
Ngjarje e vërtetë: Si më shfrytëzoi karrieristi, në të cilin u dashurova (3)

Atë mbrëmje kur arrita në shtëpi kisha mbetur e befasuar, pasi që nuk takova Viktorin. Por, kam takuar një shok të tij të ngushtë, i cili po hidhte mbeturinat. - Ju jeni e dashura e Viktorit? Ajo nga banesa përballë? Më pyeti. Ashtu e turpëruar vetëm bëra me kokë. Në fakt, nuk mund të thuhej se isha e dashura e tij. "E dashura e Viktorit", por çfarë tjetër mund të përgjigjesha. Ai është jashtë - më shpjegoi shoku i tij, është diku në terren, duke fikur zjarre. Por do të kthehet, për fundjavë është gjithmonë këtu. Isha aq e zënë, duke folur për veten time dhe problemet e mia, saqë nuk mund ta kujtoja nëse Viktori ishte zjarrfikës, dhe se në fakt nuk jeton këtu, por vjen vetëm gjatë fundjavës. Me siguri ai mendon se jam vetjake. Isha me të vërtetë e shëmtuar, po mendoja. Tashmë kam edhe një arsye tjetër që të mos ndihem rehat kur të takohemi herën tjetër. Të nesërmen Petriti kishte punësuar sekretare të re, Albulenën, rreth të dyzetave.

Kur e pashë, ndjeva një xhelozi. Që nga tani ajo do të jetë personi, e cila do t'i ndajë sukseset dhe obligimet e Petritit, e cila do t'ia sjellë sallatat dhe sandviçët në pauzë, si dhe do t'i planifikojë agjendën. Duke u kthyer nga puna, përsëri e takova Viktorin dhe përsëri më kaploi turpi. Por, kësaj radhe nuk provova ta shmangja. Ndjeva nevojën që t'i rrëfehem, pasi që herën e kaluar kisha folur vetëm për veten time, e nuk e kisha pyetur asgjë për jetën e tij. - Dëgjo Viktor, sa i përket fundjavës së kaluar, do të doja të thosha… ndërsa që ai më ndërpreu. - E di çfarë dëshiron të thuash. Që ke kaluar mirë, që je zbavitur dhe që edhe më tutje je e dashuruar në shefin tënd dhe dëshiron të mbetemi vetëm miq. A dëshirove ta thuash këtë.? - Po, në fakt jo. Në fakt ashtu po ndihem, jo është e saktë, por nuk desha ta them. Desha të kërkoj falje pasi që të kam ngarkuar me problemet e mia dhe do të dëshiroja që edhe ju të më tregoni diçka për veten time. Kështu qëndruam ulur, duke biseduar në kopsht për më shumë se një orë. Atëherë e kuptova se ai ishte një lider i një ekipi zjarrfikësish, se është bartur diku tjetër për të jetuar, dhe se këtu vjen pasi jeton i vëllai i tij më i ri. As nuk e kam vërejtur se sa shpejt kishte kaluar koha derisa po bisedonim. U ndjeva rehat në shoqërinë e Viktorit, saqë nuk mund ta fshihja dëshpërimin nga fytyra kur nga xhepi i tij nxori çelësat e makinës. E përshëndeta shpejt dhe u ktheva në banesë. Përsëri nuk munda të duroja të mos shikoja prapa, nëse edhe ai po shikonte dhe kësaj radhe nuk mbeta e dëshpëruar, sepse kapa shikimin e tij. Disa ditë më pas, një pasditeje, po zbritja poshtë shkallëve me plot rroba të lara në dorë kur përnjëherë dikush m'i grabiti ato nga dora.

- Pak më parë dëgjova se kah fundi i muajit do të shkosh prej këtu - më tha Viktori, derisa po lëshonte kovën me rroba në tokë. - E di se nuk është punë për mua, por nëse shefi yt është problemi, pse thjeshtë nuk kërkon një punë tjetër? Këtu ke jetë, miq. Mes të tjerave, jam edhe unë këtu. - Vallë a duhet të qëndroj këtu shkaku yt? - pyeta befasisht. - A nuk do të ishte kjo e jashtëzakonshme? Apo ndoshta e kam kuptuar gabimisht, ndoshta shkon shkaku im e jo shkaku i shefit tuaj? - Jo, nuk po shkoj faji yt Viktor. E vërteta është se kurrë nuk kam bërë diçka të ngjashme, dua të them, kurrë se kam kaluar natën me një të huaj. Kjo është vetëm një shenjë se jeta ime ka marrë drejtimin e gabuar. A mund ta kuptosh këtë? Pikërisht në atë moment u inkuadrua edhe vëllai i Viktorit ndërsa që shfrytëzova rastin ta ndryshoj temën. Por, duhej ta pranoja se ky mashkull më tërhiqte. Sikur të takoheshim në rrethana tjera ndoshta midis nesh mund të ndodhte diç. Të nesërmen Elena u njoftua me Albulenën, për të shkuar më pas në zyrën e Petritit. - Albulena? A mund t'i thërrasësh disa hotele afër plazhit dhe të më rezervosh një banim për fundjavë? - e pyeti. - Të lutem të zgjedhësh një hotel ku ka edhe "wellness centar". Si dhe nëse mund të shikosh nëse ka restorant të mirë përreth ... - Kjo nuk është pjesë e detyrave të mia - u përgjigj Albulena. Elena e zemëruar u kthye prapa në zyrë te Petriti, duke përplasur derën pas vetes. Albulena më shikonte dhe ma bëri me kokë. - Të lutem Teuta, i thuaj Petritit të ma dërgojë normën për këto ditë që kam punuar, sepse po shkoj. Nuk e kam ndërmend të punoj për një vajzë të llastuar si kjo - tha ajo. Albulena doli, e unë jam nisur drejt zyrës së Petriti për ta informuar rreth çdo gjëje dhe derisa po i afrohesha derës dëgjova një bisedë interesante. (Vijon)

(Kosova Sot Online)