Ngjarje e vërtetë: Si tentoi vjehrri të më dhunonte (2)

  • 14 February 2020 - 15:36
Ngjarje e vërtetë: Si tentoi vjehrri të më dhunonte (2)

humë shpejt Meti më dërgoi në dhomën e shoqes sime në spital. Pothuajse u çmenda nga të qeshurat, kur e pashë Valbonën se si ishte e gatshme për nisje po qëndronte në shtrat dhe po i rregullonte thonjtë me dorë. - Pra, zonjat e mia, kisha kënaqësinë - shtoi Meti me një noshalancë, derisa ne dyja po përqafoheshim. - Shpresoj se do të shihemi edhe ndonjë herë. Natyrisht, në rrethana më të mira, derisa shikimi edhe më tutje i kishte mbetur tek unë. Përafërsisht një javë më pas, herët në mëngjes më cingëroi telefoni. - Ç'kemi vajzë, si jeni? Shpresoj se nuk të kam zgjuar? Por, mirë, edhe nëse të kam zgjuar jam i sigurt se shpejt do më falësh kur të dëgjosh çfarë kam për të thënë - tingëlloi e habitur Valbona porsa u lajmërova. - Thuaje - ashtu e përgjumur i thashë disa fjalë dhe mezi prisja fundin e bisedës për t'u kthyer përsëri në shtrat. - Pikërisht tani po kthehem nga spitali. M'u desh të shkoja për rezultate e disa analizave, por kjo tani nuk ka rëndësi - shtoi disi e padurimshme.

Me rëndësi është se këtu e kam takuar Metin. Ka pyetur për ty. Me sa duket po i pëlqeni shumë. Shpresoj të mos kesh asgjë kundër, pasi që i dhashë numrin tënd të telefonit - përfundoi ajo, përderisa unë ndieja se si po më dridhen këmbët. Meti? Ai mjeku Meti? Oh, Zot - koka më fluturonte derisa zemra po më plaste nga eksitimi. - Natyrisht se nuk do të zemërohem. Për më shumë, ta di për nder. Shihemi në punë - ashtu me pengesa i thash disa fjalë derisa ndërpreva thirrjen. Është e tepërt të them se si kam kaluar pjesën tjetër të ditës duke pritur thirrjen e Metit, por kjo nuk ndodhi atë ditë, as ditën e nesërme. Ditën e tretë tashmë kisha filluar të brengosem se Meti nuk do të thërrasë kurrë, se kishte bërë shaka me Valbonën, derisa në mbrëmje cingëroi celulari im. Ishte Meti dhe më thirri të dilnim për pije. Derisa me dridheshin duart nëpër dollap në kërkim të asaj që do vishja, unë po dridhesha e tëra. Dorën në zemër, Meti që në shikim të parë më kishte pëlqyer shumë dhe po digjesha nga dëshira që të takoheshim prapë. Është e tepërt ta shpjegoj se si në takimin e parë gjithçka ishte e duhur.

Në fillim biseduam lehtë rreth titullit të tij prej një mjeku. Por, falë sharmit të tij unë shumë shpejt jam relaksuar dhe ndihesha e lehtësuar. Meti më tregoi aq shumë për veten e tij. E kuptova se ai jeton me prindërit, dhe se i ati i tij po ashtu është mjek. Se i ati punon në një klinikë private, derisa e ëma e tij është udhëheqëse e kontabilistëve në një kompani me nam. Nuk u desh shumë kohë për ta kuptuar se Meti është një mashkull i thjeshtë dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta. Pos se kënaqej duke qeshur rreth batutave ai po ashtu adhuronte kafshët që për mua përbënte një plus të madh. Biseda jonë zgjati deri natën vonë. Nuk më kujtohej fare se kur kisha qeshur kaq shumë si këtë natë. Që nga ajo ditë kemi filluar të dilnim rregullisht. Nuk u desh shumë ta kuptoja se në Metin u dashurova deri në veshë. Shfrytëzonim secilin moment të lirë për ta kaluar së bashku. I vetmi problem ishte se nuk kishim hapësirë të mjaftueshme, kur do të rrinim vetëm ne të dy. Megjithëse disa Meti më propozoi të shkoja tek ai, rregullisht e kam refuzuar këtë ofertë. Edhe pse banesën e ndante me prindërit nuk dëshiroja që ndonjëri prej nesh ta ndjente vetëm në pozitë të palakueshme. Nuk dëshiroja po ashtu që me njohjen e prindërve ta dëmtojmë lidhjen tonë. Derisa unë vija nga një familje e varfër prindërit e tij ishin njerëz me pushtet dhe e pranoj se nuk do ta pranonin mirë lidhjen tonë. Kur njëherë ia thashë këtë Metit, ai m'u duk i befasuar. - Oh, të lutem Merita, çfarë ke? Ti je një femër e mrekullueshme dhe unë të dua.

Jam i sigurt se do t'ju pëlqesh - më tha ai, duke m'i ledhatuar flokët. Pasi dëgjova fjalët e tij u ndjeva më rehat, por edhe më tutje isha e vendosur të shmangia takimin me prindërit e tij sa më shumë që të jetë e mundur. Kur një ditë derisa po shëtisnim dorë për dorë, duke u puthur dhe duke u kënaqur me njëri-tjetrin, vendosëm të kërkojmë banesë për veten tonë. Kishim fat dhe vetëm pas disa ditëve gjetëm atë që deshëm: një garsoniere të vogël, e cila pos mobilieve të shëmtuara u shndërrua në folenë e dashurisë. Më shkonte në nerva vetëm pakujdesia e Metit ndaj gjërave, por edhe më tutje e dashuroja me gjithë zemër. /vijon/

(Kosova sot Online)