Roman dashurie: Punë fati (29)

  • 15 February 2020 - 15:25
Roman dashurie: Punë fati (29)

-Shpresoj se do të ankohesh në vëllanë e vogël dhe do të ma falësh këtë borxh. -Nuk më shkon mendja. Pasi që tani je invalid, nuk do të thotë se nuk duhet të paguash borxhet. Eventualisht mund të të ofroj revansh. Anita ka menduar se kjo ishte e tmerrshme dhe pa ndjenja nga ana e Milotit, e kishte quajtur të vëllanë invalid sikur të ishte kjo diçka që nuk dhemb. Por, Çuni me sa duket nuk kishte të njëjtat emocionet me Anitën, sepse ia ktheu: -Mendova të të kap me fatkeqësinë time, por kam harruar sa zemër të fortë që ke. Shihemi vëlla. Në derë vëllai i vjetër iu drejtua Anitës. -A do të zemërohej zonjusha e re, nëse e ftoj të shkojmë në teatër? Shfaqet një dramë, e cila më pëlqeu, e pasi që nuk jam edhe aq i shoqëruar nuk dua të shkoj i vetëm. A do të mundesh ti Anita të viktimizohesh dhe të vish me mua e të më bësh shoqëri.

Përsëri e kishte shokuar. Kjo iu duke disi e paskrupullt. Pas gjithë asaj që kishte ndodhur midis tyre, ai e fton atë që të shkojnë në teatër, madje kësaj radhe para Çunit. Miloti e kishte vërejtur çfarë po ngjet me vajzën, prandaj edhe iu drejtua Çunit. - Natyrisht, nëse i dashuri yt të lejon të vish me mua? -Më premto se nuk do të gëzhitësh gjatë kohës së shfaqjes, dhe se nuk do t'i tregosh Anitës barsoleta të pista derisa ktheheni në shtëpi. -Ndoshta më njeh të paktën ... Vëllezërit po qeshnin, derisa Anita sa nuk rrëzohej përtokë. -Unë me gjithë qejf e lejoj, por edhe ajo duhet të pranojë. Provoi ta hapte gojën, por sikur nuk e dinte çfarë të thoshte, mbeti memece. -He? A do të vish me mua? -Nuk e di... Kam menduar që nesër të vij këtu më herët dhe të rri më gjatë. Shikonte si pa fuqi në Çunin, duke pritur se ai do të ndryshojë mendje dhe do t'i thotë Milotit të heq dorë. Por, ky e grabiti për dore dhe ashtu i vendosur tha: - Me të vërtetë është krejt e panevojshme të vish këtu çdo ditë. Mundesh një herë të bësh një pauzë, e unë edhe ashtu shpejtë po dal. Shko me Milotin, dikush duhet të kujdeset edhe për të. -Mirë... do të shkoj. Buzëqeshet Miloti si fitimtar, të paktën ashtu i dukej Anitës. -Atëherë do të vij të marr rreth orës shtatë. Çuni, t'i nesër do të ma thuash adresën e saj. -Natyrisht, vetëm ti mos e vë në siklet. Kur shkoi Miloti, Anitës iu desh t'ia shtrojë një pyetje Çuni: -Nuk jam aq e sigurt se nesër duhet të shkoj me të, a nuk do të ishte më mirë të qëndroja pranë teje? -Mos u bëj naive.

Natyrisht se është më mirë, pasi që kam nevojë për ty. Por, edhe vetë e di sa do të kishte vlerë të shkosh me të. Tashmë kemi biseduar për këtë, apo jo? Bëri me kokë, por shihej se nuk ishte e sigurt dhe ishte me dy mendje. -E di unë engjëlli im, se ai nuk është edhe aq i pakëndshëm për shoqëri, dhe se nuk je e lumtur se do t'i kalosh disa orëprapë tij. Por, ju po shkoni në teatër, kështu që nuk keni pse të bisedoni edhe aq. Provoi të qeshte, por kjo ishte një qeshje e mjerë. -Por,bëje këtë për mua, të puth. A do ta bësh? Kësaj radhe më e vendosur bëri me kokë, por Çuni nuk kishte mundur ta kuptonte sa të vështirë e kishte. /vijon/

(Kosova Sot Online)