Ngjarje e vërtetë: Si tentoi vjehrri të më dhunonte (3)

  • 15 February 2020 - 15:29
Ngjarje e vërtetë: Si tentoi vjehrri të më dhunonte (3)

- Pra, Merita, ku saktësisht ndien dhimbjet? - dridhesha kur Llukmani vazhdoi. - Jo, mos ki frikë. Vetëm do të shikoj për pak - nuk kam mundur të besoj se si duart e tij pa kurrfarë paralajmërimi gjendën në barkun tim. - Këtu? Apo këtu? - i interesonte edhe më tutje. - Ma thuaj kur herën e fundit kishte menstruacionet? - vazhdonte të më merrte në pyetje sikur të ishim vetëm në dhomë, derisa gjithnjë e më tepër nuk ndihesha rehat. Pikërisht u bëra gati të bërtas, se ky nuk është vendi për kontroll, kur nga kuzhina me një ëmbëlsirë në dorë ia behu Shpresa. - Të lutem, Llukman, lëre vajzën të qetë. Për hir të Zotit, a nuk mund të rrish një ditë të vetme pa e bërë punën tënde. Po harron se Merita është mysafire në këtë shtëpi - ndërhyri bashkëshortja e tij, duke e vërejtur se sa jorehat po ndihesha. - Por, e dashur, nuk mendova asgjë të keqe. Vetëm desha t'i ndihmoj - u përgjigj, derisa në fytyrën e tij qartë shihej faji dhe gabimi. - Oh i dashur, më fal që të lashë anash për një moment. Isha duke biseduar me Granitin - mora frymë derisa po dëgjoja zërin e Metit pas shpinës. M'u duke se me kohë e kishte kuptuar çfarë po ndodhte.

- Nëse je e gatshme do të mund të ecnim tutje. Si thua? - vazhdoi ai, për çka nga lehtësimi gati sa nuk bërtita me zë. - Met, gjithsesi pasnesër meritën do ta sjellësh në ordinancë. Me të vërtetë nuk ka kurrfarë kuptimi që vajza e mjerë të durojë kaq shumë dhimbje kur …. - filloi Llukmani, por për fat askush më nuk dëshironte ta dinte se çfarë thoshte ai. - Por, fëmijë, pse po nguteni kaq shumë. Ora është vetëm dhjetë…. - Më vjen keq nënë, por kemi edhe disa plane për sonte - u arsyetua Meti, kur Shpresa tentoi të na ndalte. Pasi që kemi veshur palltot dhe u falënderuam për darkën, të përqafuar kemi dalë në natën e ftohtë të dimrit, por natë shumë e bukur. - Më fal e dashur, i ati im shpeshherë di ta teprojë. Shpresoj që sonte nuk je ndier aq pakëndshëm, tha Meti. - Jo, natyrisht. Në bazë të asaj që kam dëgjuar sonte, ati yt është një mjek me nam. Vetëm deshi të më ndihmonte, u përgjigja sa më qetë që munda, edhe pse ai nuk ishte mendimi im. Kur të mendoj më mirë, Llukmani gjatë gjithë natës në praninë time është sjellë disi çuditshëm. Sikurse me të gjitha forcat tentoi të më linte përshtypje të mira. Duke kujtuar shikimet e tija, ishte tepër e qartë se Llukmani në mua nuk shihte një nuse të djalit. Aty kishte edhe diç tjetër. Diçka që më frikësonte dhe më shtynte të mendoja. Nuk kishte asnjë dyshim tjetër, ngase e dija fare mirë se gjatë gjithë natës i ati i Metit kishte provuar të më vardisej. - Disi më rri e menduar, mos ende ke dhimbje në lukth? - ashtu i brengosur më pyeti Meti.

- Mendoj se ati im ka të drejtë dhe gjithsesi se do të duhej ta vërtetojmë se për çfarë bëhet fjalë. Mundemi që nesër së bashku të shkojmë dhe ta caktojmë një termin - propozoi Meti. Vetëm ky mendim më fuste panik, por nuk mund t'ia thosha dyshimet e mia. Kisha frikë se nuk do të më kuptonte. E dija mirë se akuzat e mia në drejtim të atit të tij, me të cilin ishte shumë i afërt do ta lëndonin. - Nuk më dhemb më. Duhet vetëm të kem më shumë kujdes në ushqim. Do të jem mirë - shpejtoja ta bind, edhe pse e vërteta ishte shumë larg kësaj. Problemet e mia me lukth po zgjasin tash e disa kohë, por janë ilaçet jo të duhura që i kam marrë. - Ah, më në fund arritëm - e thashë këtë për ta ndërruar temën. Megjithëse nuk isha më për festë, vendosa të jap gjithçka nga vetja ime për një atmosferë më relaksuese. Nëse për asgjë tjetër, isha larg shikimit të Llukmanit. Ditën tjetër u zgjova aty kah mesdita. Në shtrat pranë meje ende po flinte Meti. Marrë parasysh se natën e kaluar kishte pirë pak, e lashë të flinte edhe pak. Në gishtërinj dola nga dhoma dhe u nisa në drejtim të kuzhinës, kur papritmas cingëroi zilja e derës. Mendova se kishte arritur gazeta dhe shkova ta hap derën. - Mirëdita Merita. Shpresoj se nuk ju zgjova, më tha Llukmani, porsa e hapa derën. Isha shumë e befasuar me vizitën e tij të papritur, kështu që për disa momente nuk dija si t'i përgjigjem. Me këtë rast edhe kisha harruar se jam e veshur vetëm në rroba gjumi. Derisa unë po sillesha vërdallë ashtu, do të betohesha se si vjehrri im i ardhshëm do të dëshironte të më përpinte. /vijon/


(Kosova Sot Online)