Ngjarje e vërtetë: Si tentoi vjehrri të më dhunonte (5)

  • 17 February 2020 - 15:28
Ngjarje e vërtetë: Si tentoi vjehrri të më dhunonte (5)

Pas disa momenteve u kthye me disa gota dhe me një shishe shampanjë, u ul në kauç pranë meje. - Më thuaj, si është lukthi yt tani? Shpresoj që nesër do të shihemi në ordinancën time? - filloi të më fliste, duke hedhur pak shampanjë në gotën time. - Për fat, mendoj se kjo nuk do të jetë e nevojshme. Në fakt, tashmë po e ndiej veten shumë më mirë - thashë disi. - Insistoj, do të ishte shumë mirë nëse do të vish. Pas kontrollit, do të mund të shkonim diku së bashku për drekë. Vetëm ne të dy. Sa më përket mua, Meti nuk ka pse ta dijë për këtë takim, si thua? - më shikonte në dritë të syrit. - Paska gjithçka. Unë e dashuroj Metin dhe nuk dua të fsheh asgjë nga ai - iu përgjigja, duke pirë pak shampanjë për ta fshehur faktin se sa parehatshëm po ndihesha. Biseda gjithnjë e më shumë po devijonte në drejtimin, të cilin unë nuk e pëlqeja fare.

Pikërisht fillova ta imagjinoj ndonjë arsyetim, në mënyrë që sa më parë të largohem nga aty, kur me një moment dora e tij ishte në kraharorin tim. - Shiko vogëlushe, mua nuk mund të më mashtrosh. Pse, për ndryshim, tani të mos flasim me letra të hapura? Unë i njoh femrat e tilla si ti. Ma thuaj, por sinqerisht, a e dashuron me të vërtetë Metin, apo më e rëndësishme për ty është titulli i tij? Së pari dëshiroja që e gjithë kjo të ishte një ëndërr e frikshme, nga e cila do të zgjohem çdo moment, por dora e Llukmanit, e cila sikurse një gjarpër po sillej në belin tim, shpejt më bindi se nuk ishte ëndërr. - Eja kukull, të dëshiroj që nga momenti i parë kur të kam parë.

Mos u brengos, nuk ka nevojë askush ta kuptojë. Do të jetë ky sekreti ynë i vogël. Shpresa edhe ashtu sonte vonë kthehet nga vizita e saj tek e ëma. Mes të tjerash, do të paguaja mirë - duke marrë frymë me vështirësi filloi të më tërhiqte nga vetja e tij. - Si nuk të vjen turp?! Pranojeni se gjithçka ke planifikuar vetëm për të më futur në banesë - bërtita kur më kapi gjoksin. - Mmmm, një luaneshë e vërtetë. Me siguri se edhe në shtrat je një zjarr i vërtetë. Më duhet ta pranoj se i pëlqej të tillat - murmuriste duke më shtrënguar gjithnjë e më fortë. - Llukman, çfarë ke?! Më lër të qetë! - kam bërtitur duke u larguar nga ai rrethi i tij i çeliktë. - Qetësohu e dashur. Ja, jam i gatshëm të paguaj sa të duash. Që nga momenti kur të kam vërejtur natën e kaluar në atë fustan, nuk ndaloj së menduari për ty - vazhdonte ai. - Jeni njeri i shpifur! Si vetëm guxoni të më propozoni diçka të tillë? Nuk e kuptoni se e dashuron Metin - thashë ashtu, duke larguar me forcë duart e tij nga trupi im. - Ha, ha, të lutem, mos më bëj të qesh. Mes të tjerash, edhe sikurse të ishte ashtu, çfarë në fakt ka të bëjë seksi me dashurinë? Sipas meje janë dy gjëra krejt ndryshe. Ja për shembull, edhe unë e dua Shpresën, por nuk do ta refuzoj një rast të mirë në shtrat. Sidomos me një vajzë të bukur dhe të re, sikurse ti - vazhdonte të më prekte. Mendova se do të vdisja nga turpi, kur buzët e Llukmanit me dhunë u bashkuan me buzët e mia. Llukmani ishte shumë më i fuqishëm sesa unë.

Kur përnjëherë ndjeva duart e tij në ijët e mia dhe prekjen e tij në të brendshmet e mia, e kam ditur se djalli tashmë ishte karshi meje. Kam shfrytëzuar një moment, kur provoi të m'i hiqte të brendshmet dhe e lirova njërën dorë. Më pas me krejt forcën që kisha e pështyva midis syve. Habinë e tij për një moment e shfrytëzova që të lirohem nga ai. - Ju jeni një njeri i mjerë! Më intereson çfarë do të thotë djali yt kur ta kuptojë këtë, apo ndoshta edhe më mirë, kur ta kuptojë policia - po flisja unë, derisa ai po shpejtonte të vinte në drejtimin tim. - Merita, më fal, të lutem, nuk mendoja ashtu. Krejt e ke kuptuar gabimisht - m'u arsyetua, por unë nuk e dëgjoja më. Me fytyrën plot me lot u largova nga ajo shtëpi. Edhe ashtu me asgjë nuk do të mund të rregulloja fytyrën time. Duke u kthyer në shtëpi, mora frymë thellë duke e ditur se Meti e ka gjumin e rëndë. Shkova nën dush. Doja të besoja se uji i nxehtë do ta hiqte gjithë turpin që ndieja në zemrën time. Unë edhe më tutje nuk e dija se çfarë do të bëja. Meti nga unë kurrë nuk do ta kuptojë se çfarë njeriu në të vërtetë ishte i ati i tij. Mendoj se kjo do ta shkatërronte. E sa më përket mua, gjatë gjithë jetës sime, këmba me nuk do të shkelë në shtëpinë e Llukmanit. FUND


(Kosova Sot Online)