Roman dashurie: Punë fati (37)

  • 23 February 2020 - 15:14
Roman dashurie: Punë fati (37)

Ti je një fundërrinë e vërtetë! -Hej, hej, mos thuaj ashtu. Nxori disa fotografi nga xhepi dhe i kishte kthyer në drejtim të saj. Anita e njohu teatrin, e fotografuar si Miloti po i tregonte diçka në vesh, si po putheshin dhe si po hynin në të njëjtën makinë pas shfaqjes. -Shpresoj se e kupton se kjo është puna e paparacëve. Nga kjo lloj pune jetohet. Sytë iu mbushën me lot. Nuk mund të besonte deri ku kishte arritur. -Ti na ke përcjellë neve? -Ty dhe Çunin? Po, edhe pse nuk jam i vetmi. Është edhe një koleg që më ka ndihmuar. Edi, kemi rreth njëzet foto tuajat dhe të Çunit, para se të ndodhte aksidenti. Edhe sikur të mos ma rrëfesh një tregim, unë do ta botoja dhe gjithçka do të ishte e qartë. Ja, tregimi yt më shërben vetëm për të mbuluar fotografitë me diçka konkrete, por më shumë unë të bëj një shërbim ty duke mos i publikuar këtë fotografi.

Morri frymë thellë. E urrente si armikun më të madh, por e dinte se ai ishte më i fortë, dhe se mbante në pëllëmbë të dorës. -Në rregull, më pyet çfarë të duash, por m'i jep ato fotografi. Buzëqeshi, e hapi fletoren e shënimeve dhe për fundi tavolinës ia kaloi zarfin me fotografitë. MST/ Kapitulli njëzetekatër Të nesërmen një polic e kishte legjitimuar, derisa po hynte në godinën ku jetonte Çuni. Ai ishte në banesë, i vetëm, i ulur në kolltuk me një batanije përreth këmbëve. E kishte lëshuar një operë për ta dëgjuar, i kishte mbyllur sytë dhe po kënaqej me tingujt e saj. -Vetëm je? -Engjëlli im! Po vetë jam. Të gjithë kaluan përmes kësaj shtëpie dhe më lanë të vetëm. Ndërsa Miloti ka dërguar një shoqen time të vjetër në shtëpi. Jam shumë i sigurt se ajo do ta mbajë atë më gjatë. Ajo është e rrezikshme. Kur ajo ndien aromën e një gjahu të mirë nuk e lëshon. Mendoj se i është vënë pas vëllait tim. Anita ka ndier një dozë xhelozie, por e dinte se për këtë nuk ishte as koha as vendi. -Ai të kam ty? Je i lodhur? -Pak a shumë. Ulu afër meje. U ul me kujdes përskaj kolltukut. Ai lëshoi kokën e tij në gjoksin e saj. -Kështu ndihem mirë. E di, vetëm tani kur jam në banesë mendoj për gjithçka që më ka ndodhur. Nuk jam edhe aq trim sa isha në spital. Ndoshta isha mjaftueshëm i vetëdijshëm për atë se çfarë më ka ndodhur dhe çfarë më pret tani. Anita ndjeu dhimbje.

Tani ishte si një fëmijë, i pafuqishëm. E ledhatonte në kokë. -I fuqishëm je ti çuni. E di unë. -Engjëll. Kam nevojë për ty. Të faleminderit që je me mua në këto momente. Nuk e ke idenë sa do të thotë kjo për mua. Falë Zotit nuk e kishte vërejtur fytyrën e saj e cila po pëlciste nga dhimbja. Kishte ardhur me qëllimin që t'i tregojë gjithçka, pasi që pas intervistës i kishte rënë pishman dhe kishte vendosur që gjithçka t'i tregonte Çunit, edhe për ngjarjen në teatër dhe fotografitë me Milotin. Tani kur ai kishte thënë se kishte nevojë për të, e dinte se një gjë e tillë nuk i dilte nga goja. Qëndroi me të për dy orë rresht. Miloti nuk u kthye. Kur kishte dalë nga banesa e Çunit, kishte dy dhimbje në zemër. Një ishte fatkeqësia e vëllait më të ri, ndërsa tjera e fatit të vëllait të moshuar. /vijon

(Kosova Sot Online)