Ngjarje e vërtetë: Ata më shfrytëzonin, por fajin e kisha vetë (5)

  • 27 February 2020 - 15:43
Ngjarje e vërtetë: Ata më shfrytëzonin, por fajin e kisha vetë (5)

Pas vdekjes së tyre, mbeta e vetme. Më nuk kishte nevojë të vazhdoja me ndërtimin e shtëpisë. Isha trashëgimtarja e vetme e pasurisë së tyre dhe vazhdova të jetoja në shtëpinë e tyre. Para edhe ashtu nuk kisha, kështu që të gjitha punët rreth shtëpisë ishin ndërprerë. Pas tërë asaj që kisha përjetuar me Visarin, mora një javë pushim vjetor. Kthimi në punë nuk më pëlqente. E dija se shumica e kolegëve do të dojë ta dijë se çka kishte ndodhur. Në të gjitha pyetjet e tyre përgjigjesha sa më shkurt që mundja. Ardita, si gjithmonë, më ishte mbështetja më e madhe dhe shpesh ua mbyllte gojën kolegëve edhe para se të përgjigjesha unë. Pas orarit të punës, e ftova për darkë në restorant.

Të jam falënderuese që më mbrojte gjatë tërë ditës - i thash pasi që porositëm për të ngrënë. - Edhe ti do ta bëje të njëjtën gjë për mua. - A sheh sa fat të keq që kam unë. Në fillim isha në lidhje me një alkoolist, më pas me një homoseksual, e në fund me një kriminel. Me të vërtetë di si t'i zgjedh. Kishte të drejtë babai kur thoshte se asnjëherë nuk mendoj se çka mund të ndodhë në të ardhmen - u ankova unë. - E, kush mund ta di se çka do të bëhet në të ardhmen? Është e vërtetë, nuk ke pasur fat. Por, mendoj se tani do të vijë koha jote - më ngushëllonte Ardita. 

Nuk ma merr mendja se do të vijë ndonjëherë koha ime. Në atë moment, pash se Ardita më tregonte diçka, prapa shpinës sime. Nuk e kuptoja. - Mirëdita! Më vjen mirë që iu takova - dëgjova një zë prapa vetes. Ai zë më ishte i njohshëm, por nuk më kujtohej se kujt i takonte. U ktheva, dhe e pashë inspektorin Blerim. - Do të doja sikur të mos ju njihja - më iku e thashë. - Mos ashtu, ju lutem! Ju siguroj se jam njeri i mirë - bëri shaka ai. - A doni të na bashkoheni? - Ardita e ftoi pa më shikuar mua. - Me gjithë qejf, nëse nuk do t'ju pengojë? - mu përgjigj duke më shikuar në sy. Unë nuk doja që ai të vinte te ne. Prania e tij vetëm sa ma kujtonte Visarin dhe kriminalitetin e tij, nga i cili ende nuk e kisha marrë veten dhe për shkak të të cilit nuk mund të flija natën.

 Nuk do të na pengoni - u përgjigj Ardita në vendin tim. Blerimi e falënderoi dhe u ul afër meje. Në atë moment u dëgjua celulari i shoqes. Ajo u lajmërua e më pas kërkoi falje nga ne që i duhej të na linte. Burri i ishte rrëzuar, e ajo, si edhe çdo grua tjetër që shqetësohet, duhej menjëherë të shkonte te ai. Dhe, kështu Blerimi dhe unë mbetëm vetëm. Ndjeja një pakënaqësi të fortë. - Mesa shoh, prej se u ula te ju, u bëtë menjëherë nervoze. Me gjasë nuk donit t'iu bashkohesha? - ai ishte mashkull inteligjent. Dinte ta vlerësonte mirë situatën. - Po, nuk doja - pranova unë. - Më vjen keq që ua prisha disponimin. Më vjen keq që u takuam në rrethana të tilla. Sikur të ma jepnit një mundësi të njiheshim më mirë, do të shihnit se nuk jam aq njeri i keq. Vetëm atëherë e shikova si mashkull, e jo si inspektor.

 Më falni për shkak të paragjykimeve që kam në lidhje me uniformën tuaj punuese - i kërkova falje, duke ditur se ai nuk kishte kurrfarë faji. - Kemi nxjerrë shumë deklarata nga Visari. Mund të jeni e qetë. Më nuk do të keni probleme me të - tha ai, e mua më erdhi shumë mirë për këtë që dëgjova. Vazhduam që të bisedonim rreth temave të përditshme. Shumë shpejt hoqëm dorë nga "ju" dhe vazhduam me "ti". Ai ishte i hapur, simpatik, interesant. Kur u ndamë, më ftoi që të takoheshim gjatë ditës së nesërme. E pranova këtë ftesë. Ardita e pa dritën në shtëpinë time sapo hyra brenda. menjëherë më thirri. - Dhe? Si ishte? - më pyeti. - Si e ke burrin? - Kurrgjë nuk ka more. Thirrja e tij më shërbeu si arsyetim i mirë që t'ju lë vetëm.  A je e marrë, a? E, pse gënjeve? - u mërrola unë. - Pashë se ai nuk kishte unazë të martesës. Është evidente që atij i intereson ti - më tha ai. - Mos u bëj qesharake. Ai është inspektori, i cili konfiskoi armët në shtëpizë. - Jam e sigurt se nuk të ka thirrur për këtë shkak. Syri im nuk më ka mashtruar kurrë në këso rastesh. Jam e sigurt se i intereson si femër - tha përfundimisht ajo. Pasi që ajo e ndërpreu lidhen, edhe vetë mendova se inspektori nuk dukej aspak keq dhe se mund t'i pëlqeja. Nuk e dija a të gëzohesha, apo të çaja. (vijon)

(Kosova Sot Online)