Katër arsyet pse ndieni dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale

  • 27 February 2020 - 17:33
Katër arsyet pse ndieni dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale

Dhimbja apo jo rehatia gjatë seksit mund të ndikoj edhe në shëndetin mendor.

Deri sa seksi mund të jetë kënaqësi për shumë persona, ka raste që disa të tjerë ndjejnë shumë dhimbje dhe jo rehati që zakonisht nënkupton që keni probleme shëndetësore, raporton “Daily Star”.

Për miliona femra, dhimbja apo jo rehatia gjatë seksit mund të ndikoj edhe në shëndetin mendor. Ekspertët kanë zbuluar që së paku 13 femra britanike gjatë eksperiencave seksuale kanë ndjerë dhimbje.

Këto janë arsyet pse ndjeni dhimbje gjatë seksit.

Seks i pa mbrojtur

Nëse nuk jeni të mbrojtur gjatë seksit atëherë mund të shkaktohen shumë infektime që ju dërgojnë tek dhimbjet e ndryshme.

Tharja e vaginës

Vagina mund të jetë e thatë gjatë kohës së menopauzës, por mund të shkaktojë irritime nëse merrni kontraceptiv hormonal ose nëse jeni shtatzëne.

Endometrioza

10% e femrave kanë simptoma të rënda gjatë periodave, lodhje dhe dhimbje gjatë seksit. Endometrioza shfaqet kur pjesët e indeve që drejtojnë mitrën rriten në organe të tjera të legenit, siç janë vezoret ose tubat fallopiane.

Shtrëngimi i vaginës

Kjo ndodhë gjatë kohës muskujt shtrëngohen rreth dhe brenda vaginës. Gjatë seksit, muskuli shkakton dhimbje. Disa femra me këtë problem mund të përdorin tampona gjatë periodës por nuk mund të bëjnë seks.

(Kosova Sot Online)