Nëse i bëni këto gjëra, kurrë më nuk do të dukeni joshës para një femre

  • 27 February 2020 - 22:37
Nëse i bëni këto gjëra, kurrë më nuk do të dukeni joshës para një femre

Çdo person është ndryshe nga tjetri dhe ajo që i duket joshëse një personi, dikujt tjetër mund të mos i duket

Megjithatë, disa nga këto gjëra dihen qartë, por disa tjera janë pjesë e shprehive tuaja ditore.

Nuk keni sjellje të mira në tavolinë

Kjo do të thotë se hani ushqim me gojën hapur dhe nuk i përdorni thikën dhe pirunin.

Mbani erë të keqe

Një dush në ditë, mban shumë refuzime larg.

Silleni keq me kamerierët apo arkëtarët

Askujt nuk do t’i pëlqeni nëse paraqiteni si superior dhe i trajtoni keq të tjerët.

Flisni keq prapa shpinës së të tjerëve

Thashethemet ndonjëherë janë të mahnitshme, mirëpo si mund të flas hapur dikush me ju, kur e din se do t’ia tregosh të gjitha tjerëve?

Ankoheni për çdo gjë

Nëse paraqiteni si dikush që nuk kënaqet nga asgjë, si mund të pritni që dikush të provoj t’ju kënaqë?

I futni gishtat në hundë

Kjo veçse dihet…

(Kosova Sot Online)