Roman dashurie: Punë fati (42)

  • 28 February 2020 - 15:09
Roman dashurie: Punë fati (42)

Anita nuk mundej të besonte çfarë po dëgjonte. Edhe pse Çuni e dinte që ajo dje kishte fjetur me vëllain e tij, kishte provuar ta dërgonte në shtrat. Ndihej tmerrshëm, sikurse një kukull nga dyqanet e seksit, të cilët vëllezërit po e huazonin, herë te njëri e herë te tjetri. -Më tregonte disa gjëra, se si ju të dy jeni të krijuar për njëri-tjetrin, si duhet të lë rehat dhe si ai do të bëjë gjithçka vetëm të jetë me mua. Anitës kjo i solli një rreze dielli në mendjen e turbulluar. -Ti çfarë i ke thënë? -Se është budalla. Ti je imja, e ai mund të të ketë kur unë të vendos për këtë. -Unë nuk jam e jotja. -Me aq sa di unë, ti je e dashura ime? -Kurrë nuk të kam qenë e tillë Çuni. Por kam menduar se këtë dëshiron nga unë dhe kam filluar ta pranoj këtë. Tash e kam të qartë sa shumë jam mashtruar, ti nuk ke filluar të më dashurosh pas fatkeqësisë. Vetëm ishe paksa më i këndshëm, asgjë tjetër. -Prej kur fillove të flasësh për dashuri? Ne të dy jemi takuar duke menduar se këto janë fjalë të zbrazëta. -Unë nuk mendoj ashtu. Ndoshta një kohë kam besuar në dashuri, por tash... tash po e ndjej.

Çuni po qeshte me ironi. -Ashtu, vëllai im ta ka mësuar dashurinë? -Ndoshta. -Engjëlli im, të thotë Çuni ty diçka. Mos u mashtro. E di pse Miloti është inatosur dhe dëshiron të marrë nga unë. Më beso se kjo më shumë ka lidhje me urrejtje se sa me dashuri. -Tash je vetjak dhe flet gjithçka. U kthye të dalë nga banesa. Çuni po i shkonte në nerva, ishte shumë i keq. Por një fjali i ra ndërmend: -Ai përmes teje më kthen diçka, kur unë ia kisha larguar vajzën për të cilën ai çmendej. Anita u ndal. -Më ka treguar për atë vajzë, por më tha se e kishte tradhtuar me mikun e tij të ngushtë. -Natyrisht se të ka treguar. Nuk është i çmendur ta pranojë se ajo e ka refuzuar shkaku im dhe ti në kokën tënde t'i kompletosh enigmat dhe ta kuptosh se ai po e bën këtë për hakmarrje. Ajo doli nga banesa. Kjo ishte e tepërt për të. Nëse edhe fati ka vendosur të lozë me të, ka mundur ta zgjedhë së paku një lojë më pak të dhimbshme dhe më pak të komplikuar.

KAPITULLI I NJËZET E TETË 

Kaluan dy muaj para se të botohej artikulli me fotografi të Anitës derisa po puthej me Milotin. Pranë fotografisë ishte edhe komenti i Çunit, në të cilin kishte thënë se nuk di gjë për këtë vajzë dhe se ajo për të ishte vetëm një aventurë kalimtare, ndërsa që jeta seksuale e të vëllait nuk i intereson. Ajo ishte lënduar. Edhe më tutje po mendonte për Milotin, por nuk e urrente pse kishte shkuar pa e përshëndetur. Thjesht e mendonte si një personazh në një triler dhe tashmë gjithçka ka përfunduar. Gona e dinte kush ishte Valoni, kështu që asaj i dhimbsej Anita dhe ndodhia që kishte ndodhur me të. Por as asaj Anita nuk ia zinte për të madhe. Më nuk kishte fuqi ta urrente askënd, e kishte dashur dikë tepër që tani ishte larg saj. /vijon/

(Kosova Sot Online)