Çifti martohet, dasma e organizaur nga fastfood-i ku patën takimin e parë

  • 02 March 2020 - 14:46
Çifti martohet, dasma e organizaur nga fastfood-i ku patën takimin e parë

Një çift australian janë bërë të parët njerëz në botë, ushqimi në dasmën e të cilëve është mundësuar tërësisht nga zinxhiri i fastfood-eve, KFC.

Kejt dhe Harrison Kann u martuan të shtunën në një pronë të familjes, të rrethuar me 150 të afërm dhe miq, por asnjë prej tyre nuk ishte i përgatitur për këtë.

Ishte një ditë për tu mbajtur mend;kishte kova KFC-je të personalizuara, një tortë dasme, një vend për foto dhe një furgon ushqimi që servirte pula.

Çifti e bëri këtë zgjedhje pasi takimi i tyre i parë ishte pikërisht në një fastfood KFc-je.

Kejt thotë: “Jemi shumë të lumtur që u përzgjodhëm nga KFC për të na servirur ushqim në dasmën tonë. Dita jonë e veçantë na solli mbrapa në kohë, në vaktin e parë që ndamë bashkë.”

(Kosova Sot Online)