Shenjat që tregojnë se tashmë jeni dashuruar

  • 04 March 2020 - 09:31
Shenjat që tregojnë se tashmë jeni dashuruar

Të gjithë kemi dëgjuar për ndjenjën e dashurisë, qoftë nëse ka qenë nga një këngë e Frank Sinatras apo nga një film. Dashuria duket të jetë e rrënjosur thellë në ne.

Përderisa të gjithë kanë një tregim të veçantë për atë se si gjetën dashuritë e tyre, ka histori të përbashkëta të cilat çdo i dashuruar i përjeton me të dashurit e tyre.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga shenjat që tregojnë se tashmë keni rënë në dashuri me të.

1. Mendoni për të gjatë ditës
Qoftë nëse jeni në punë dhe shefi është duke u ankuar në ju në lidhje me disa gjëra të mëdha që kanë ndodhur aty, ju nuk mund të ndihmoni por thjeshtë qëndroni në botën tuaj të fantazisë dhe mendoni rreth dashurisë tuaj.

2. Ndjeheni sikur ka magji në ajër
Kudo që të shkoni me dashurinë tuaj, duket sikur ka magji në ajër. Sikur universi po mundet t’iu bashkojë në mënyrë të veçantë. Duket sikur muzika po ju pret në çdo bllok. Shkoni në një restorant për të ngrënë diçka dhe thjeshtë të pëlqen çdo ushqim që ndoshta më parë nuk të ka pëlqyer, pasi që je me të. Duket sikur diçka aty jashtë por dëshiron që ju të jeni të bashkuar përgjithmonë, transmeton Lajmi.net.

3. Të bën që të bërtasësh ndonjëherë
Ndoshta jeni personi më i qetë në planet, por askush nuk mund t’i shqetësojë ndjenjat tua. Me përjashtim të dashurisë tënde. Diçka të pengon tek ai/ajo dhe ju bën që të dilni jashtë dhe të bërtisni ‘ÇFARË DREQIN?’. Ai ose ajo mund të ju shkojë nerva më shumë se çdo kush tjetër, por në fund të ditës ju do të qeshni me konfuzionin qesharak dhe do të përqafoheni gjatë natës.

4. Kënaqeni duke qenë i çuditshëm me të
Kur jeni me dashurinë tuaj, ndjeheni tepër i lirë në mënyrën më të çuditshme të mundshme. Ju bëni skena qesharake me të, flisni gjithçka dhe bëni gjeste që për dikë duken budallallëqe por për juve shumë qesharake. Pa marrë parasysh se çfarë bëni, ju gjeni një mënyrë për t’u kënaqur dhe luajtur së bashku, transmeton Lajmi.net.

5. E futni partnerin në çdo vendim
Sa herë që dikush iu kërkon që të dilni jashtë apo keni plane për vikend, ju thoni që nuk e dini, mendoni për partnerin, nëse edhe ai/ajo dëshiron të vijë apo duhet të vijë. Ndoshta nuk dilni fare me të tjerët dhe dilni vetëm me dashurinë tuaj. Eksperienca me të tjerët nuk i afrohet eksperiencës tuaj me personin e dashur.

6. Koha fluturon
Është ora 17:00 dhe ju sapo keni ardhur në shtëpi nga puna, dhe shihni se ai/ajo ka qenë duke pritur ardhjen tuaj. Në një çast filloni të gatuani së bashku, në çastin tjetër jeni duke bërë diçka tjetër. E shikoni përsëri orën dhe e shihni se tashmë është bërë mëngjes dhe duhet të shkoni në punë pas katër orëve. Dhe e pyesni veten, ku shkoi koha?

(Kosova Sot Online)