Kush vuan më shumë në një çift ku gruaja “do tepër”?

  • 19 March 2020 - 09:08
Kush vuan më shumë në një çift ku gruaja “do tepër”?

Kush vuan më shumë në një çift ku gruaja “do tepër”. Burri, gruaja apo të dy dhe pse?

Fenomeni i të “dashurit tepër” është tipik femëror. Sidoqoftë edhe burrat mund ta vuajnë varësinë afektive, duke e jetuar ankthin që e ka origjinë në fëmijëri dhe duke ushqyer një vlerësim të ulët për veten (pikërisht si gratë që duan tepër).

Burri më shumë sesa gruaja priret të lehtësojë këto vuajtje duke investuar pjesën më të madhe të energjive në punë duke u marrë me hobi dhe sport, duke i kërkuar përgjigjet përfundimtare “jashtë vetes” më shumë sesa “brenda vetes”. Gratë përkundrazi edhe për shkak të rregullave kulturore janë përshtatur të shihen si të dobëta, të brishta, të varura me nevojën për t’u mbrojtur dhe për një pikë referimi. Nëse gruaja nuk arrin ta dojë veten ka natyrisht nevojë për një burrë që arrin ta sigurojë që e bën të ndihet më e mira. Frika se mos nuk është e dashuruar mund ta bëjë gruan të pranojë çdo gjë të burrit që e siguron. Për të shmangur ikjen e tij, ajo do të përshtatet të jetë infermiere, mama, shoqe e ngushtë etj.

(Kosova Sot Online)