
Lexoni edhe:
Zanfina nga karantina: A e ndërrojmë temën!
Nuk mund të duronte më. Sado që kishte frikë nga kujtimet, donte që ta shihte këtë mashkull të paktën edhe një herë. - Në rregull. Mund të takohemi nesër. - Kur? Ku? - Do të shkoj te tezja pasdite, prandaj do të mund të takoheshim rreth orës tetë. Këtu, te muzeu. Kështu do të ishte më së miri. - Në rregull. Të pres në orën tetë. Gjumë të ëmbël. U ngut që të shkonte në shtëpi, e vetëdijshme për kaosin që kishte në kokë. Valdrini ishte para saj, gati i njëjtë sikur para dhjetë vjetësh. Përpos që ishte trashë pak dhe që flokët më nuk i kishte të shprishura dhe plot tufa, por i kishte të shkurtra, si të ushtarëve, sikur vitet të mos kishin ndikuar shumë te ai. U shtri në shtrat dhe kuptoi se i duhej të ballafaqohej me të kaluarën.
Zanfina nga karantina: A e ndërrojmë temën!Lexoni edhe:
Dukej se Valdrini e kishte bërë një gjë të tillë, me gjasë kishte harruar disa gjëra të këqija e të shëmtuara në lidhje me të. Kështu vendosi të bënte edhe vetë ajo... Valdrini kishte filluar t'i vardisej pas klasës së dytë të shkollës së mesme. Prindërit e tij jetonin në Gjermani, e ai çdo verë shkonte dhe i kalonte pushimet në qytetin e Luljetës. Ashtu kishte ardhur edhe atë verë, por sikur për një vit ishte bërë më burrëror, më i mençur dhe më argëtues, prandaj Lulja filloi ta vërente. Kur dy vëllezërit e tij kishin shkuar në bregdet me prindërit, Valdrini kishte insistuar që të rrinte me gjyshen. Më pas i kishte thënë Lules se e kishte bërë një gjë të tillë, sepse donte që të rrinte me të një kohë më të gjatë. Një ditë para se ai të kthehej në Gjermani, ajo e kishte lejuar përfundimisht që ta puthte dhe më pas kishte ardhur një vit i gjatë i komunikimit me letra dhe me thirrje të shpeshta telefonike. I dukej se Valdrini e donte marrëzisht, por ajo ndjente ndaj tij vetëm simpati. Dukej se ai ishte i gatshëm që të bënte gjithçka për të. Asokohe Luljeta konsiderohej si vajza më e bukur në qytet. Flokët i kishte me tufa natyrore të ndritshme dhe i kishte të gjata deri në mes të shpinës. Ecte si mbretëreshë, me kokën lartë, me supet drejt, duke dridhur belin tamam sa për t'i çmendur djemtë. Ishte e vetëdijshme se sa e donin, e edhe shoqet grindeshin se kush do të ishte më afër Luljetës së bukur. Verën e ardhshme, ajo i kaloi tërë pushimet me Valdrinin.
Kjo ishte periudha më e lumtur në lidhjen e tyre. Bile, ajo iu kishte thënë disa shoqeve se mendonte që do të martohej me Valdrinin. Por, më pas erdhi viti i katërt i shkollës së saj të mesme dhe tanimë kishte filluar se cilin fakultet do ta regjistronte. I pëlqenin gjuhët e huaja, të cilat edhe i mësonte me lehtësi. Në anën tjetër, donte që të largohej nga qyteti i lindjes, të paktën përkohësisht. Donte që bukurinë e saj ta shihnin edhe njerëz të tjerë. (vijon)
(Kosova Sot Online)