Angli/ Dasmat në kishë, jo më shumë se me 5 persona! Të tjerët? Mund t’i ndjekin nga Skype

  • 20 mars 2020 - 11:14
Angli/ Dasmat në kishë, jo më shumë se me 5 persona! Të tjerët? Mund t’i ndjekin nga Skype

Në një situatë të pazakontë globale, detyrimisht priten zhvillime nga më të çuditshmet.

Teksa edhe kishat në Angli janë përfshirë nga kriza e koronavirusit, tani e tutje dasmat do të realizohen me vetëm 5 persona. Pjesa tjetër, nëse dëshiron të jetë moralisht e pranishme, mund ta ndjekë ceremoninë nga Skype.

Sipas rregullave të kishës, të pranishëm do të jenë vetëm prifti, nusja, dhëndri dhe dy dëshmitarë.

“Numri i personave në kishë do të jetë i kufizuar, të afërmit ose miqtë e familjes mund ta ndjekin ceremoninë përmes platformave të tilla si Skype”, u tha nga autoritetet kishtare.

“Përveç nuses dhe dhëndërit, distanca fizike duhet të respektohet sa është e mundur”, u shprehën ata.

“Prifti nuk ka pse  prek unazat për t’i bekuar ata, as nuk duhet të prekë duart e çiftit si pjesë e një lutje ose bekimi, kështu që është e mundur që shërbimi të vazhdojë me parime të kufizuara”, u tha më tej.

(Kosova Sot Online)