Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (24)

  • 27 March 2020 - 15:12
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (24)

- Unë rri ulur këtu dhe bëj pyetje, e ajo e përkul kokën kur vjen tek unë, sikur të turpërohej nga diçka. Luljeta, pse ti nuk bëhesh e sinqertë me mua dhe nuk më tregon çka ndodhi më pas, kur as lulet e mia nuk mundën të të bënin të mendoje për mua? Luljeta heshtte, por, për fat të keq, çdo gjë tani kishte hequr nga tavolina, kështu që më nuk kishte arsye që, të paktën shkurtimisht, të shkonte në kuzhinë, të ikte. Për këtë shkak u ul në dhomën e ditës dhe e ndezi TV-në, por ishte evidente se nuk i interesonte aspak programi. Iliri erdhi pas saj dhe u ul në vendin e tij të vjetër, në kauç dhe ia nguli sytë Lules, ashtu që asaj, më pas, filloi t’i vinte turp, të ndihej në siklet. - Të lutem, mos më shiko ashtu! - Të shikoj, sepse pres përgjigje nga ti. Unë, më duket, nuk fola vetë me vete. A më ke dëgjuar sadopak, apo më duhet ta përsëris pyetjen?

- Nuk ke nevojë ta bësh atë. Unë të dëgjova, por nuk kam dëshirë të bisedoj. - Kjo atëherë d.m.th se unë duhet t’i mbledh rraqet e mia dhe të largohem? Lulja nuk u përgjigj. Shtirej kinse ishte duke shikuar TV-në, ku një njeriu mjekët ia qepnin plagën. Sikur të ishte në një situatë tjetër, një gjë të tillë nuk do të mund ta shikonte, e të mos villte. Iliri u ngrit. - OK, po shkoj, atëherë. Po shoh se ti qenke si Nënë Tereza. U jep njerëzve ushqim dhe, më pas, e pret tjetrin. Sapo ai mbërriti te dera, Lulja vrapoi te ai. Nuk mundej që të mos ia thoshte troç disa gjëra. - Nuk jam unë kurrfarë Nënë Tereze. Nuk jam as tip amësor, nëse të dukem ashtu. Teze mund të jem, por kjo më përket vetëm mua. Ti je komunikues dhe nuk e ke të qartë se të tjerët nuk munden vetëm, hajt ashtu, të krijojnë miqësi, e as t’i mbajë miqësitë sipërfaqësore, si bën ti. Iliri e shikonte me vetullën e majtë të ngritur. Kur ajo e mbaroi monologun e thënë me një frymë, ai buzëqeshi me skaj të gojës, duke treguar se nuk kishte kuptuar atë që kishte dëgjuar. - Mua nuk më intereson sa vjet i ke, Lule. Sot të pyeta vetëm ashtu, sa për ta pasur një informatë më shumë rreth teje. Njësoj do të mund të të pyesja sa je e lartë, apo sa peshon. E, unë me të vërtetë mendoja se të isha simpatik dhe se nuk më konsideroje budalla, një budalla që rastësisht të erdhi në derë. Mund të jem edhe budalla dhe i papjekur, por kam pritur që, midis nesh, të ndodhte diçka. Lulja e shikonte e habitur, e vetëdijshme se i ishin skuqur faqet. - Çka prisje të ndodhte?

- E, ku ta di? Mund të bëheshim miq të mirë, e mund ta bënim edhe një seks për të mos e harruar kurrë, për shkak të të cilit mund të dashuroheshim edhe më shumë në njëri-tjetrin. Ndoshta unë do të mundja të t’i tregoja disa anë të jetës, të cilat ti i ke lënë mënjanë për shkak të gatimeve dhe hekurosjeve, e ti, në anën tjetër, do të mund të më mësoje mua sesi të sillem më mirë gjatë ngrënies, p.sh. Lule, unë kurrë nuk planifikoj se çka do të ndodhë në të ardhmen. Kështu, as në lidhje me ty nuk kam bërë kurrfarë planesh. (vijon) 

(Kosova Sot Online)