Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (25)

  • 28 March 2020 - 13:55
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (25)

Po provonte të thoshte diçka, por fjalët i mbetën në fyt. Ishte e habitur me vetë faktin se si Iliri ishte i sinqertë, se i tha se po shpresonte në gjërat që edhe ajo kishte menduar, por gjëra që i kishte konsideruar si të pamundura. E tani, kur gjithçka ishte shndërruar në fjalë, nuk kishte ide si të vazhdonte më tutje. Tash e dinte se nuk dëshiron ta linte të zhdukej, por më e keqja ishte se nuk dinte si ta mbante. Kështu që vetëm po e shikonte në sy, ashtu të gjatë dhe të fortë, i cili me siguri se po priste ndonjë përgjigje apo po priste reagimin e saj. -Pra? A e ke kuptuar tash çfarë kam dëshiruar të them? Ia doli të bënte me kokë. -Dhe? Cili është komenti yt? Bëri përsëri me kokë. Kishte pritur se ai do ta kuptonte se sa e tensionuar ishte dhe se nuk kishte forcë të përgjigjej. -Atëherë asgjë. Nëse ndonjëherë të kujtohem unë, m'u lajmëro. E ke numrin e telefonit. Nuk kishte fuqi ta kthente të folurit, kështu që e përcolli vetëm me shikim.

KAPITULLI I DYMBËDHJETË

Që në natën e njëjtë, nën ndikimin e alkoolit, të cilin e kishte hapur special për këtë rast - që ta largojë frikën, tremën dhe turbulencën, Lulja kishte marrë guximin që ta thërrasë Ilirin. Telefoni kishte cingëruar për një kohë të gjatë, por ajo nuk kishte hequr dorë. Kur më në fund u lajmërua, ishte ashtu i mbushur me frymë dhe pak i kishte munguar që të mendonte se ishte në shtrat me tjetrën. -Alo? Lule, ti je? -Po, unë jam. -Po vrapoj me të vëllanë, do të lajmërohem pas njëzet minutave. Në atë moment, në prapaskenë u dëgjua njëzë mashkulli dhe një automobil, kështu që Lulja ishte e bindur se po fliste të vërtetën, pos nëse nuk po bënte dashuri me një mashkull, pranë një rruge. Kur më vonë i ishte lajmëruar, ia kishte lehtësuar dhimbjen. Nuk e kishte idenë t'i tregonte pse e kishte thirrur, as t'i shpjegojë se heshtja e saj atë ditë ishin pasojë e dobësisë së tij.

Por, Iliri as që kishte pyetur për arsyet. -Mund të them që jam uritur. -A mund të kthehesh dhe do të përgatis diçka? -Jo, nuk dua. Mendova të vij tek ti, të shkojmë bashkë për ushqim të shpejtë, të hash ushqim, derisa qëndron në këmbë dhe të bindesh se sa ndjenjë e mirë që është kjo. -Nuk e di, Ilir, nuk jam ndonjë adhuruese e këtyre gjërave... -Eja, nuk të bëj gjë. Ja, unë i pari do ta shijoj ushqimin dhe nëse mbijetoj, atëherë do ta provosh edhe ti. Përgatitu, do të jem te banesa jote për rreth dyzet minuta. Veshi xhinset e kaltra dhe një bluzë të bardhë. Kur ishte shikuar në pasqyrë, vetja e saj iu duk shumë modeste. Po kërkonte për disa gjëra nëpër dollap, që së paku t'ia japin një vulë, por nuk kishte gjetur asgjë më mirë. E zemëruar në veten e saj, i kishte lëshuar flokët për shpinë dhe kishte vendosur pak buzëkuq, vetëm sa për të thënë se kishte vendosur pak ngjyrë apo grim në fytyrë. /vijon

(Kosova Sot Online)