Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (28)

  • 31 March 2020 - 15:14
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (28)

Eja të pimë këtë, pa ndërprerë. -Pa ndërprerë? Nuk ka gjasa, po më dridhen këmbët. Edhe ashtu më duhet ta shpalos një fshehtësi, kam konsumuar pakëz alkool para se të vini ju. -Me të vërtetë? Nuk e kam vërejtur. E çfarë? A të pëlqen të konsumosh e vetme alkool dhe ta kërkosh trimërinë aty? Sikur të ishte drita pakëz më e fortë, Lulja do të vërehej se si është skuqur. -Paj mendoj se më është dashur trimëri që të të ftoj. Unë jam një person që më vjen shumë turp. -Për mua nuk të nevojitet trimëri, vetëm sinqeritet. A po pimë pandërprerë? -Jo, jo, nuk guxoj. Kam frikë se do të dehem. -Ani çka? Unë të vozis. Por, jam mjaft i fortë, saqë mundem edhe të të bart, nëse të tradhtojnë këmbët. Po tregonte muskujt e tij, ndërsa që Lulja kishte filluar të paramendonte se si do të ndihej në duart e tij. -Nuk e di Ilir. Nuk mundem pandërprerë. -Mundesh, mundesh. Mendoje kështu: sa më shpejt që e konsumon, më parë do të shkojmë nga këtu. E më pas do të shkojmë në një vend krejt tjetër. Në atë moment, dikush e kishte forcuar volumin muzikës, që më pas kishte reagime dhe te Lulja. E kishte kapur gotën, kishte çuar dolli me Ilirin dhe kishte përpirë dozën e saj të uiskit.

U lodh dhe e lëshoi gotën poshtë. -Ja, e kam pirë. A po shkojmë nga këtu? Pas disa minutave tashmë ishin ulur në veturën e tij, në rrugë për një aventurë të re. MST/ Kapitulli i trembëdhjetë Pas kafenesë me një muzikë aspak të këndshme, kishin shkuar në një lokal tjetër, ku një bend prej gjashtë këngëtarësh po luanin muzikë rok, përderisa njerëzit ishin më të relaksuar. Kjo edhe i kishte pëlqyer Lules, përderisa shumë vajza të tjera po çirreshin pas Ilirit. Disa prej tyre po i flisnin, po i afroheshin dhe po i flisnin në vesh, e ai po qeshte sikurse po kënaqej me shushurimat e tyre. Lulja ishte xheloze, por secila që i fliste, ajo me butësi ia ofronte dorën, me buzëqeshje.

Ajo kishte marrë frymë thellë, kur pas dy gotave me uiski, që i kishte pirë pandërprerë, u nis tutje. Tashmë po i sillej nëpër kokë dhe ishte mbështetur në Ilirin, në mënyrë që të jetë e sigurt deri te vetura. Ai nuk po dukej aspak se ishte i dehur, madje kishte më shumë siguri para se Lulja t'i pinte tri gota uiski. -Çfarë nëse na ndalon policia? -Mua nuk më ndalojnë, unë jam njeri me fat. -Ilir, mua po më merren mendtë. -Nuk është asgjë kjo, vetëm se je hutuar. Tash do të pimë raki vendore, ky është kulmi i mbrëmjes. -Ndoshta është më mirë që unë të shkoj në shtëpi....Iliri qeshi dhe e kapi për dorë. -Mos u dorëzo tani. Ti je një femër dragua, mundesh të më përcjellësh. Asaj iu desh të pajtohej. /vijon/


(Kosova Sot Online)