Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (29)

  • 01 April 2020 - 15:22
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (29)

Kur kishin arritur në ndërtesë, kishte shtypur butonin për ashensor. Por, Iliri e kishte kapur për dorë dhe ishin nisur shkallëve përpjetë. -Nuk ka ashensor, deri në katin e katërt besoj se do të kthjelleni. -Nuk mendon se vallë do të ngjitem këmbë? - Po, ashtu mendoj. Mezi kishte kapërcyer disa shkallë. Disa herë ishte luhatur, por dora e fortë e Ilirit nuk e kishte lejuar të rrëzohej. Ai vetëm po buzëqeshte, derisa Lules po i vinte turp, shkaku i reaksioneve të saj që bënte si e dehur. Para derës iu desh ta merrte çantën e saj, në mënyrë që ta gjente çelësin.

E hapi derën dhe qëpari e kishte futur atë brenda, pothuajse po hynte në shtëpinë e tij. Vetëm atëherë Lulja e kishte kuptuar se ishin afër momentit, që nuk do të kishte më shoqëri. Disa hapa po i ndanin nga dhoma e gjumit. E vetëdijshme për këtë, por edhe e frikësuar, ishte kthyer nga ai dhe me atomin e fundit të forcës i kishte uruar natë të mirë. Iliri ishte shtangur, nuk mund ta fshihte dëshirën se kishte pritur një skenar krejt tjetër. Por në fund, si një zotëri i vërtetë i tha edhe ai. -Natën e mirë. Shpresoj se më tej mundesh e vetme? - Mundem. Nuk jam aq larg nga shtrati i butë.

U ul dhe e puthi në mjekër, krejt disa milimetra larg buzëve. Lulja nuk e kishte të qartë nëse Iliri i kishte gabuar buzët e saj apo kështu kishte dashur vetë, por nuk kishte guxuar të pyeste. Shumë shpejt ajo mbeti vetë, u hodh në shtrat, duke i thënë vetes së saj me zë se është budallaqja më e madhe, e cila ndonjëherë ka arritur në këtë botë.

KAPITULLI I KATËRMBËDHJETË

Të nesërmen, Shpresa ishte shfaqur para derës. Ishte pa grim, e veshur për shijen e saj, në një fustan veror. Flokët nuk i kishte rregulluar, por se flokët i kishte lidhur dhe po dukje si një palmë e vërtetë. Lulja u gëzua shkaku i vizitës së shoqes së saj, plot dëshirë për t'ia treguar atë se çfarë i kishte ndodhur natën e kaluar. Dhimbjet në kokë kishin ndaluar aty rreth mesditës, ndërsa që mundimin e kishte kaluar me disa gota me çaj me limon dhe mjaltë. Por, duke e parë shoqen e saj, ashtu të veshur, iu desh të durojë dhe ta kuptojë arsyen e ardhjes së papritur të Shpresës. -Është e tmerrshme, kur kupton se njeriu, me të cilin je martuar, në fakt, është një budalla. -Çfarë ka ndodhur? Ku është Milaimi? -Ka mbetur në Spanjë. Unë mora avionin e parë dhe jam kthyer. Më duhet t'i paketoj gjërat dhe të shkoj te nëna ime, pasi që kështu më nuk shkon. -Çfarë ka ndodhur? -Gjithçka ishte në rregull, derisa u shfaq një njeri, biznesmen nga Amerika, i cili kishte dëshiruar të shoqërohej me ne, pasi ishim çift i lumtur. Mirë, ndoshta unë atij Xhonatanit edhe i kam pëlqyer, por Milaimi u soll si një fundërrinë. Një natë, derisa unë dhe i miri Xhonatan po vallëzonim dhe po kënaqeshim për çmenduri, burri im i zymtë ishte dehur dhe ishte shfaqur në skenë, duke bërë skena të turpshme. Në këtë mënyrë ai më ka turpëruar, saqë kurrë nuk dola më as për të shkuar në pishinë dhe mezi prita ta marr avionin e parë dhe të kthehem këtu dhe ja ku jam tani, me ty, ndërsa që ai ka mbetur atje. /vijon

(Kosova Sot Online)