Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (35)

  • 07 April 2020 - 15:17
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (35)

Dhjetë ditë pasi që ishim kthyer në kryeqytet, mora një thirrje nga Iliri. Ishte kthyer nga deti dhe kishte dëshiruar të më shihte. Por, Lulja e kishte shtyrë atë takim. Kishte gënjyer se kishte shumë obligime, se është e lodhur, se ka plot mysafirë, të gjitha këto nga frika se takimi i ri me atë djalosh do të mund t’i ofrohej përsëri. Por, Iliri nuk po dorëzohej, po e thërriste për çdo ditë dhe në fund edhe asaj iu desh të pranojë të shiheshin së bashku. Një kohë të gjatë para atij takimi kishte menduar se çfarë të bënte. E dinte se nuk ia vlente të shiheshin me të, dhe se duhej ta ndalonin këtë agoni. Sa më parë që do ta ndalonte secilin kontakt me të, aq më parë do ta largonte atë nga koka dhe nga zemra. Mu për këtë arsye, ajo kishte vendosur që ky takim të jetë takimi i fundit midis tyre, takim në të cilin ajo do t’i thoshte haptas se nuk dëshiron që ta thërriste më.

E vërteta është se, kur ishte ulur në makinë dhe e kishte vërejtur atë ashtu të bukur dhe të buzëqeshur, pothuajse sa nuk ishte dorëzuar nga qëllimet e veta. Ia kishte shpjeguar përjetimet nga deti, ndërsa që edhe ajo po buzëqeshte, pa marrë parasysh se në shpirt e kishte mjaft të vështirë, ta shikojë ashtu të lumtur, derisa bota e saj po rrënohej. I kishte propozuar të shkojnë në kinema, por ajo ishte përcaktuar që të shkojnë për shëtitje. Kishte pranuar. Po shëtisnin skaj lumit, në të cilin po vinin gjethe. Një erë e çuditshme po frynte dhe po sillte zëra nga të gjitha anët, kështu që shumicën e kohës e kishin kaluar çfarë po ndodh me erën sesa që kishin komunikuar. Më pas ishin ulur në një bankë dhe Lules iu desh të tregonte atë, për të cilën edhe kishte shkuar. -Ilir, unë me ty sot jam takuar vetëm për një arsye të vetme. Po e shikonte ashtu, i befasuar me mënyrën se si po fillonte biseda. -Cila është ajo arsye? -Mendoj se... nuk do të duhej të më thërrasësh më. -Çfarë? A mos isha tepër i mërzitshëm këtyre ditëve? -Jo, nuk ishte. Por, unë nuk mund të shihem më me ty. Tashmë ai e kishte kuptuar se për çfarë po bëhej fjalë.

-Në rregull. A mund ta di së paku arsyen? -Jo, nuk mundesh. Nuk kishte dashur të jepte arsye, sepse nëse do ta fillonte një shpjegim të tillë, kjo do të mund ta dërgonte në anën ku mund të jetë anë e rrëshqitshme dhe e rrezikshme. Iliri po heshtte dhe po luante me lidhësen e tutave të tij. Po priste që të ngrihej për çdo moment dhe ta dërgonte në shtëpi, pa asnjë fjalë. Ai ishte aq i qetë. Nga pak edhe ishte pikëlluar, pse në atë mënyrë po e pranon shkuarjen e saj nga jeta e tij, por njëkohësisht kishte menduar se kjo është më mirë. kështu. Por, Iliri nuk dëshironte të ngrihej nga banka, ku ishin ulur. Edhe më tutje po qëndronte i ulur, sikurse po ndihej mirë, dhe se ishte krejt absurde që pas një deklarate të tillë të Lules të ndryshonte diçka. Pas dhjetë minutave iu desh të ngrihej e vetme. -Eja, po shkojmë. Do të më dërgosh në shtëpi? -Nuk dua. /vijon/ 

(Kosova Sot Online)