Karantinë në çift! Si mos ta prishësh raportin me partnerin tani që rrini gjithë kohës bashkë!

  • 09 April 2020 - 10:57
Karantinë në çift! Si mos ta prishësh raportin me partnerin tani që rrini gjithë kohës bashkë!

Me siguri që jeta në çift, 24 orë të ditës mbyllur në shtëpi, po e çon drejt humnerës durimin tuaj për t’u marrë me partnerin!

“Kush e hëngri kosin”! “Më bëj pak bukë” (për herë të 7 brenda ditës) apo “Mbete duke u marrë me telefonin”, “Kush po të shkruan”, “Pse i shpenzon paret kot”, janë fraza që i dëgjoni shpesh këto ditë!

Nëse dëshiron që jeta na karantinë me partnerin të shkojë sa më mirë të jetë e mundur, atëherë duhet të përqëndroheni në disa gjëra super të rëndësishme, si më poshtë:

Tregoji partnerit sesi ndihesh me qetësi

Është e rëndësishme t’u vini një emër emocioneve tuaja. Fol me të dhe tregoji sesi ndihesh.

Në vend që t’i bërtasësh, uluni bashkë me partnerin dhe tregoji përjetimet e tua. Është koha e duhur për të folur për shqetësimet, dhe ndoshta edhe për të kërkuar falje.

Qëndro pak vetëm, por duke respektuar edhe partnerin

Me siguri po mendon “Si dreqin të rri vetëm kur jetoj me partnerin”? Pyetje e mirë. Vendosni një orar që ju lejon të kaloni pak kohë duke u marrë me veten.

Respektoni distancën fizike nga njëri-tjetri dhe nëse nuk mundeni, provoni të gjeni mënyra të tjera për t’u distancuar pak. Ndoshta duke vendosur kufjet tuaja apo duke parë një film i vetëm, apo një banjë relaksuese vetëm.

Ofroji atij/asaj mbështetje nëse mundesh

Edhe pse argumenti se kush e hëngri kosin e fundit të luleshtrydheve duket i vogël, stresi themelor i parave është serioz – dhe është një nga pikat më të mëdha të ankthit gjatë kësaj kohe të pasigurt, veçanërisht kur shumë njerëz po mbeten papunë.

Ky është një moment i mirë për të kërkuar ndihmë ose për të ofruar ndihmë. Nëse partneri juaj është pushuar nga puna dhe nuk është i sigurt për atë që do të bëjë, është detyra juaj ta dëgjoni dhe t’i ofroni mbështetje. Vetëm sigurohuni që të dy të keni një plan shpenzimesh pasi të gjeni përsëri punë.

… por mos u mbështetni vetëm te partneri juaj

Sigurohuni që të qëndroni të lidhur me miqtë dhe familjen tuaj përmes telefonit dhe / ose bisedës me video call.

Duke kaluar kohë me njerëz të tjerë, ju do të lehtësoni presionin mbi marrëdhënien dhe ka të ngjarë të forconi marrëdhëniet e tjera në të njëjtën kohë.

Investoni në marrëdhënien tuaj në mënyra të ndryshme

Mos prisni derisa të mbarojë kjo periudhë e izolimit të vetvetes për të riinvestuar në marrëdhënien tuaj. Nëse stresi ka ndikuar në epshin tuaj, sigurohuni që të kaloni ca kohë në dhomën e gjumit. Organizoni një piknik të ëmbël në dysheme ose një natë të paharrueshme karantine.

(Kosova Sot Online)