Ngjajrje e vërtetë: Nga dashuria në urrejtje (1)

  • 24 April 2020 - 15:32
Ngjajrje e vërtetë: Nga dashuria në urrejtje (1)

Mua për çdo ditë më kujtohet ajo ditë, edhe pse e di se një ditë si ajo kurrë më nuk do të përsëritet. Kishte ndodhur kjo më shumë se një vit më parë… Natyrisht, gjithçka kishte filluar si shoqëri dhe asgjë më shumë e asgjë më pak. Kur ne të dy jemi afruar edhe më shumë si shokë apo miq, ai më pas ka shkuar në një vend tjetër. Shpeshherë i kemi shkruar njëri-tjetrit. Kryesisht ai më është lajmëruar i pari dhe kemi filluar të flasim për tema të ndryshme deri natën vonë apo deri në mëngjeset e hershme. Me kalimin e kohës, ne po afroheshim gjithnjë e më tepër. Më pas filluam t'i dërgonim njëri-tjetrit zemra gjatë bisedave. Nuk e di se si shikonte ai në një gjë të tillë, por unë atë e konsideroja si një mik dhe shok me vlerë të madhe. Një mëngjes, porsa e hapa adresën time në 'Facebook', në faqen kryesore po qëndronte statusi, në të cilën kishte shkruar: 'Më në fund në vendlindje'. Më kujtohet shumë mirë, ndjeva diçka të çuditshme, një gjë që të cilën kurrë më parë nuk e kisha ndier. Disi më kaploi një lloj gëzimi dhe gjatë gjithë ditës po kërceja nga lumturia dhe isha në disponim të mirë. Kur kishte hyrë në vendin tonë më ishte lajmëruar. Kemi folur për një kohë të gjatë në telefon.

Kur ishte afruar edhe më, më lajmëroi se nëse dëshiroj mund ta takoj. Natyrisht, vrapova nga shtëpia dhe shkova deri në stacionin e autobusëve, e cila edhe ashtu nuk ishte shumë larg. Kam pritur aty nja pesë minuta, kur më në fund e kam parë edhe autobusin. Sa më shumë që po afrohej autobusi, aq më çuditshëm unë po ndihesha. Sikurse kisha një lloj frike, një lloj treme. As vetë nuk po mund ta kuptoja se çfarë lloj ndjenje ishte kjo. Më në fund, autobusi ndaloi dhe u hapën dyert. Pas disa udhëtarëve të tjerë doli edhe ai. Po dukej për mrekulli. Ishte i gjatë, zeshkan dhe gjithmonë kishte një stil të rregulluar të flokëve. Fillova të vrapoja në drejtim të tij, e po ashtu edhe ai tek unë dhe u përqafuam shumë fort. Ai përqafim ka zgjatur për disa minuta rresht. Më pas u përshëndetëm dhe u nisëm në drejtim të shtëpisë së tij. Ishim bashkë deri natën vonë. Kemi folur për gjithçka. Po qëndronim para shtëpisë së tij. Ishte pak ftohtë, ndërsa që unë isha në një bluzë të hollë. Pas disa orë bisedë unë disi po merrja frymë si rëndë pasi që po ndjeja të ftohtit. Porsa e kishte vërejtur këtë, zhveshi xhaketën e tij dhe ma dha, por unë e ndalova dhe i thashë se më duhet të shkoj në shtëpi. Ai më pas veshi përsëri xhaketën e tij dhe disi fytyra e tij u duke si e pikëlluar. Unë shpejt i thashë se do të shihemi të nesërmen, e putha dhe shkova. Natyrisht, gjatë gjithë natës kemi shkëmbyer porosi me njëri-tjetrin. Në mëngjes më ka zgjuar zhurma e porosisë, por kjo nuk më shkoi aspak në nerva, pasi që e ndieja se ishte ai. E hapa porosinë, në të cilën më kishte shkruar: 'Mirëmëngjesi gjumashe'. Unë me pas iu përgjigja dhe filluam të shënojmë. E vërejta se kishte ndryshuar. Gjithmonë më dërgonte vetëm zemra, gjithmonë më shkruante disa porosi më ndryshe, por e vërejta se edhe unë kisha ndryshuar.

Kjo kishte ndodhur në fund të muajit dhjetor dhe duke përmendur kemi përmendur Vitin e Ri. Filluam të bisedojmë rreth asaj si dhe ku do ta festojmë. Ne vendosëm ta festojmë së bashku. Ditët po kalonin dhe që të gjitha ishin të ngjashme. Më në fund, erdhi 31 dhjetori. Në mëngjes shkuam në vendin ku do ta festonim, në mënyrë që të përgatitemi për festën. Ishte mirë që ishim vetëm pesë prej nesh. Shoqja ime më e mirë dhe dy shokët tanë të përbashkët. Pasi përgatitëm gjithçka edhe ne shkua të bëhemi gati. Shoqja ime erdhe tek unë, në mënyrë që të bëhemi gati së bashku. Vendosëm grim, jemi veshur për mrekulli dhe më duhet ta pranoj se ishim shumë të bukura. Shkuam atje. Ishim vonuar nja dhjetë 10 minuta, kështu që ne ishim të fundit që shkuam. Kur hymë brenda, ai po më shikonte disi i befasuar, një befasi e këndshme do të thosha. Kur u nisa të ulem në kolltuk, ai ma kishte rregulluar vendin, ma ofroi dorën që të ulesha pranë tij. Aty edhe po doja që të ulesha. Pjesë tjetër të mbrëmjes kemi dëgjuar muzikë, po këndonim dhe kohë pas kohe po më përqafonte dhe po më puthte, e po ashtu edhe unë atë. Rreth orës dy të mëngjesit kishte një defekt në kompjuter kështu që kaluam në dhomën tjetër, pranë një kompjuteri tjetër, në mënyrë që të mund të dëgjojmë muzikë. 

(Kosova Sot Online)