Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (51)

  • 26 April 2020 - 17:58
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (51)

Alo? -Unë jam... Ishte mbushur me frymë, mezi se po ngopej me frymë. -Ktheu, ku je? -Para derës. Po vraponte me telefon dhe e kishte hapur derën. Ai me të vërtetë po qëndronte aty. -Si e ke ditur sedo të thërras? -Nuk e kam ditur. Po shpresoja se do më thirrje. Kjo është ajo që edhe unë do ta bëja po të isha në vendin tënd, vetëm se unë nuk do të prisja edhe aq gjatë. Më puthi, e më pas, i vërejti pjesët e vazos së thyer. -Çfarë ka ndodhur këtu? -Nuk e di, mendoj se ishte ndonjë magji. Nuk e kishte lejuar ta fliste asnjë fjalë tjetër. Ia mbylli gojën me puthje dhe e kapi për dorë, e më pas e kishte dërguar në dhomën e gjumit, ku fjalët ishin të tepërta.

Me trupin e saj i kishte treguar sa shumë e dashuron dhe nuk ishte kursyer aspak, duke ia shprehur dashurinë, e as ai nuk e kursente veten e tij, forcën dhe dashurinë e tij që ndiente për të. Ishte ora gjashtë e mëngjesit tani, nga dritarja po shiheshin rrezet e para të diellit. Ajo ishte shtrirë në kraharorët e Ilirit dhe po mendonte se sa e lumtur që ishte, si gjithçka tashmë kishte kuptim, secila pjesë e trupit të saj, muskujt e saj, eshtrat, gjithçka, që e rrethonte kishte kuptim. -Për çfarë po mendon? -Për ne, për mua, për fatin tim. -A je e lumtur pranë meje? -Nuk e dija se sa e lumtur jam. E puthi në ballë. -Ilir? -Thuaje e dashuri? -Kam vendosur.

-E di, për mua. -Jo vetëm këtë, kam vendosur për dashuri. Nuk ka rëndësi se me çfarë emri do ta quajnë të tjerët, ndoshta si gabim, apo si një dashuri imja apo një kombinim i paligjshëm midis nesh. As që po më intereson. Me rëndësi është që, unë dhe ti, ta quajmë dashuri. -Edhe unë kam për të të thënë ty diçka. Unë nuk kam thënë se kurrë nuk do të martohem. -E di, nuk ke thënë. Por, nuk më intereson. Sa më përket mua, e vetmja gjë që ka rëndësi është të jem me ty. Vetëm kur mendoj se kam mundur të humbas... -Por nuk më ke humbur. Ishe ti ai që nuk ke lejuar të të humbas. -E di, dhe për këtë të dua edhe më shumë. Ishte ora nëntë, e ata ende po qëndronin të shtrirë, të mbështjellë me trupin e njëri-tjetrit, thuajse nuk do të ndahen kurrë. FUND


(Kosova Sot Online)