Karantina në çift! Disa ide si lidhja juaj të mos bëhet e mërzitshme dhe të mos shkoni drejt ndarjes

  • 27 April 2020 - 14:57
Karantina në çift! Disa ide si lidhja juaj të mos bëhet e mërzitshme dhe të mos shkoni drejt ndarjes

Izolimi në shtëpi për çiftet mesa duket është kthyer në një sfidë më vete. Nëse në ditët e para dukej një mundësi shumë e mirë për të kaluar sa më shumë kohë me njeri-tjetrin, pas disa javësh rutina bëhet mbytëse.

Por e keni në dorë ju që lidhja juaj të mos bëhet e mërzitshme në kushte karantine dhe gjithmonë të mendoni për aktivitete dhe takime të mundshme brenda shtëpisë sikurse mund të ishit në normalitet.

Ne kemi listuar disa ide se çfarë mund të bëni konkretisht:

1.Koha për një gotë verë në mbrëmje

Nëse keni mbyllur të dy punët gjatë ditës, në darkë vëmendja duhet të jetë e gjitha për njëri-tjetrin. Organizoni një ambjent shumë të këndshëm në ballkon dhe të konsumoni një gotë verë. Mos harroni edhe pak muzikë relaksuese në sfond. Shijojeni në atë mënyrë që do e bënit nëse do ishit në barin tuaj të preferuar.

2.Piknik në ambjentet e shtëpisë

Kush tha që ju duhet të jeni diku jashtë, në mënyrë që të keni një piknik? Nuk ka rëndësi se ku je, për sa kohë që je me njeriun e zemrës. Sërish ambjenti perfekt do të ishte ballkoni. Vendosni një batanije, disa jastëk për të krijuar komoditet dhe rrëmbeni ushqimet tuaja të preferuara. Nëse këtë piknik dëshironi që ta bëni në darkë, atëherë një mundësi perfekte për të parë yjet sëbashku.

3.Një darkë romantike

Kthejeni kuzhinën tuaj tërësisht në një ambjent shumë romantik. Përgatit pjatën e tij ose të saj të preferuar dhe zbukuroje tavolinën me disa qirinj për të krijuar një atmosferë të këndshme për ju të dy. Por mos harroni, hiqni pizhamat dhe vishni veshjen tuaj të preferuar, po në atë mënyrë që do e bënit nëse do kishit një darkë romantike në një restorant. Edhe pak muzikë jazz dhe gotën e verës gjithashtu. Ju bëftë mirë!

4.Koha për kinema!

Një film komedi ose romancë që të dy ju do e pëlqenit do të ishte një zgjedhje perfeke për ta parë në darkë. Përgatisni disa kokoshka në shtëpi dhe mendoni se keni shkuar në kinema për të parë një film sëbashku.

(Kosova Sot Online)