4 arsye pse meshkujt kthehen tek ish-partneret

  • 08 May 2020 - 11:53
4 arsye pse meshkujt kthehen tek ish-partneret

Meshkujt janë qenie që fascinojnë: Ndonjëherë nuk dëshirojnë të krijojnë lidhje, ndonjëherë të kenë dashnore të re, ndërsa ka nga ata që dëshirojnë t’u kthehen të dashurave dhe t’i lusin t’u japin edhe një rast për të qenë bashkë.

Katër shkaqet më të shpeshta për të cilën ata kthehen tek ish të dashurat janë:

Kanë ndryshuar

Dëshirojnë të tregojnë që tani kanë ndryshuar, janë bërë më të mirë dhe kanë kuptuar ku kanë gabuar.

Në qoftë se mashkulli vërtet ka ndryshuar, ky është një shkak shumë i mirë që përsëri të provoni, mirëpo shumë shpesh është fjala për egon e tij, i cili nuk mund të durojë që dikush të ketë mendim të keq për të.

Ne kemi ndryshuar

Pamja e re, disa kilogramë më pak apo qëndrimi tjetër ndaj jetës, pra nga ish të mërzitshme bëhemi vajza të cilën nuk është dashur ta braktiste.

Është mirë për egon femërore, mirëpo realisht, kjo është mënyra e vetme që ish-partneri të na thotë se si tani jemi mjaft të mira për të. Çështja është se a është akoma i mirë për ne.

Partneri ynë i ri

Asgjë tjetër nuk ua hap sytë ish-partnerit sikur fakti kur je e lumtur me dikë tjetër. Fryma e tij garuese zgjohet, ndërkaq nevoja që të tregohet se është më i mirë se partneri yt i ri është aq e madhe sa që patjetër dëshiron të të ketë.

Ndonëse edhe kjo i përshtatet egos sonë, kthimi te ish-partneri i këtillë është i keq, sepse nuk të dëshiron ty, por dëshiron të bëhet fitimtar ndaj partnerit tënd të ri.

E kanë kuptuar se ç’kanë humbur

Ndodh ndonjëherë që thjesht mashkulli e ka kuptuar se ka gabuar dhe se nuk është dashur ta braktiste të dashurën. Ndodh edhe kjo.

Nëse vërtet tregon se të dëshiron dhe është i gatshëm që të angazhohet më shumë në lidhjen tuaj, nuk është keq t’ia japësh edhe një shans. Ndoshta vërtet ka ndryshuar për mirë.

(Kosova Sot Online)