Roman dashurie: Sharmant apo romantik (12)

  • 12 May 2020 - 15:25
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (12)

• Pa problem, kjo do të rregullohet lehtë. Ma jepni adresën tuaj dhe dikush për gjysmë ore do të vijë te ju për pasaportën tuaj. E më pas, sekretarja ime do t'ju lajmërojë në çfarë kohe të premten e ardhshme do të niseni. A është krejt në rregull? • Natyrisht... Nuk kishte mundur të thoshte asgjë më shumë, vetëm t'ia diktojë adresën dhe ashtu ta përfundojë bisedën. Ishte e hutuar, gjithçka ishte e organizuar në mënyrë të përsosur dhe të organizuar, e ajo në botën e artit nuk ishte mësuar edhe aq. Në aranzhimet e kaluara kurrë nuk kishte mundur ta rregullonte radhitjen dhe orarin e saj, shpesh herë ishte nervozuar shkaku i mosorganizmit të ekipit të saj, por në një gjë të tillë ajo pothuajse ishte mësuar tashmë. Kur pas rreth gjysmë ore një djalosh i gjatë dhe me rroba të bukura ishte shfaqur para derës së saj për ta marrë pasaportën, Sheqerja në fakt ishte bindur se kjo po ndodhte, se po realizohej. Së paku do të largohet nga kryeqyteti për disa ditë, e asaj i dukej se kjo ishte më se e nevojshme.

KAPITULLI I SHTATË

Të shtunën në mbrëmje ajo kishte shkuar ta vizitonte një shoqe të sajën. Rrallëherë ajo kishte shkuar te shoqja e saj, pasi që ajo kishte insistuar që Sheqerja të voziste sa herë që kishin shkuar për tu kënaqur apo për t'u argëtuar. Por, këtë të shtunë, vetura ishte duke u rregulluar kështu që rolin e shoferit e kishte marrë Sheqerja, përsëri. Shoqja e saj ia bënte me dorë nga kopshti, e rregulluar nga koka e deri te këmbët, e veshur në të zeza. Thënë të drejtën, rrallëherë ajo kishte pëlqyer ndonjë ngjyrë tjetër, ndërsa arsye për një gjë të tillë, pse ajo gjithmonë vishej në të zeza, ishin komplekset e saja se ishte pak e plotë dhe nuk dëshironte që kjo të vërehej, me mendimin se ngjyra e zezë ia fsheh kilogramët. Sheqerja po provonte ta bindte se ngjyrat e çelëta do ta bënin më të bukur dhe më të dëshiruar, por kjo vajzë, shumë kokëfortë, nuk dëshironte t'i dëgjonte këshillat e askujt. • Përsëri nuk kisha çfarë të vishja, të gjitha më janë mërzitur. Shoqja e saj, gjithmonë kështu e niste bisedën e saj me shoqet e veta.

Po e shikonte Sheqeren dhe po i fishkëllente. • Ky fustan të rri për mrekulli. Sheqerja ishte e vetëdijshme për dukjen e saj, e fustani të cilin do ta dëshironte gjithkush te Sheqerja kishte theksuar gjithçka. Kishte një prerje klasike me një dekolte të rrumbullakët. Shtypi gazin në mënyrë që me kohë të arrijnë te shoqja tjetër, për të cilën e dinin se nuk kishte shumë durim që të priste, pasi që pritja atë e bënte nervoze. Porsa arritën në fund të rrugës, shoqja e Sheqeres bërtiti: - Ndal! Freno! /vijon/

(Kosova Sot Online)