Roman dashurie: Sharmant apo romantik (17)

  • 18 May 2020 - 15:26
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (17)

Nuk e dinte si t'i përgjigjej. Po e shikonte shoqen e saj, Meritën, por nga sytë më ndryshe shpërthente mllefi. Mu për këtë arsye edhe nuk i ishte përgjigjur, por vetëm se ishte larguar nga aty. Derisa po kalonte, kishte dëgjuar zërin e Meritës, por hapat të cilët shumë shpejt e arritën e kishin bindur se nuk e kishte bindur as Petritin të qëndronte. Para makinës kishte ndaluar ta përshëndeste. Shikimi i tij e shtyri të qeshte. - Nuk po shkon të takohesh me të dashurin tënd, apo jo? Kjo ishte një ndihmë shoqërore që të rri unë aty. Edhe asaj iu desh të buzëqeshte. Ky djalosh po e njihte mirë psikologjinë e femrave. - Le të mbetet kjo fshehtësi. Meritën e kam shoqe të mirë. - Nuk ka problem. Por nëse nuk po shkon të takosh të dashurin, a do të vish me mua për pije? Nuk po dëshironte që kjo mbrëmje të përfundonte kështu, por e dinte se nëse do ta kuptonte Merita, ajo do të inatosej shumë. Mu për këtë arsye ajo e kishte refuzuar.

-Jo, jo, nuk mundem. Jam e lodhur dhe pa gjumë. Ndoshta ndonjëherë tjetër. - Kjo është një mënyrë e mirë për ta hequr qafe një djalosh që të vardiset. Në rregull, po e shoh se nuk dëshiron dhe nuk do të insistoj. Edhe pse thënë të drejtën, më vjen keq. Vetëm ma thuaj të vërtetën, Sheqere, a është kjo se në të vërtetë nuk dëshiron ta kalosh asnjë minutë të vetëm në shoqëri me mua apo e gjitha kjo ka të bëjë me shoqen tonë, Meritën? Nga ai ishte e vështirë të fshihen disa gjëra, po mendonte. - Thënë të drejtën, në pyetje është Merita. E ktheu kokën anash duke mos larguar shikimin prej saj. - Vetëm ajo? - Po, vetëm ajo. - Atëherë e kam më të lehtë. Si do të ishte që nesër apo pasnesër, të gjesh pak kohë për mua, e kjo le të mbetet sekreti ynë? Vetëm për nga një pije.

E di me çka merresh dhe e di se je shumë e suksesshme. Do të doja të njihemi më mirë. U thye. Po i pëlqente ky djalosh, pa kurrfarë obligime ishte, i rregulluar dhe i mençur, një problematik nga rruga i cili kishte fuqinë t'i mposhte të gjithë, në shoqërinë e të gjithëve. Më pas ajo mendoi dhe kishte vendosur. Ia dha numrin e saj të telefonit mobil. Dhe para se të ndaheshin nga ky moment plot me emocione kishte marrë një puthje në faqe. Për çudi, gjumi i asaj nate ishte shumë i ëmbël, sikur dikush i kishte vendosur shllag në tortën e saj dhe gjithçka që po shijonte ishte e mbushur me ëmbëlsirë. /vijon/


(Kosova Sot Online)