Roman dashurie: Sharmant apo romantik (18)

  • 19 May 2020 - 15:30
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (18)

KAPITULLI DHJETË

Ditën tjetër ajo po e priste thirrjen e Petritit, por kjo nuk ndodhi. Ishte e pikëlluar, pasi që të nesërmen po udhëtonte, kështu që nuk kishte asnjë mundësi të takoheshin. Ishte e nervozuar që i kishte thënë se do të shkonte në hotel dhe ishte e pikëlluar pse pikërisht në momentet më të këqija ishte njoftuar me Petritin. E kishte thirrur Meritën me frikë se ajo mund të ketë kuptuar diçka, se ajo ia kishte dhënë numrin djaloshit që ajo e pëlqente. - A e ke parë çfarë gomari kokëfortë që është ai? Për pak se nuk ju hodha lakuriq në gjunjë, por kjo nuk pati vlerë. A të tha diçka kur dolët? - Jo, nuk më tha gjë, vetëm u përshëndetëm. Sheqerja u skuq, pasi që po e gënjente shoqen e saj. Por nuk kishte forcë t'i tregonte. Ishte ndier si bushtër, e prishur deri në asht, por mbrëmë e kishte vërejtur se Petriti ia vlen mashtrimit të saj të vogël. Tashmë nuk ishte e sigurt për një gjë të tillë. - Paj, mezi po pres të shtunën të dalim. Herën e kaluar më ishte vardisur një djalosh simpatik, por unë nuk desha t'ia jap numrin e telefonit. Tash për inat të tij nëse e shoh do ta bëj një gjë të tillë. Vetëm atëherë Sheqerja e kishte kuptuar se ajo ende nuk u kishte thënë shoqeve se do të shkojë për rrugë. - Unë ditën e shtunë nuk jam këtu.

- Si nuk je këtu? Ajo filloi t'i tregonte Meritës për udhëtimin e saj zyrtar dhe i kishte dëshiruar të kalojnë sa më mirë pa të. Ishte e sigurt se kjo edhe do të ndodhte. Kur e lëshoi telefonin sikur mori frymë thellë. Me Meritën njihej më gjatë se pesë vite. Ishin njoftuar në një ditëlindje në të cilën kishte qenë shumë mërzitshëm, kështu që së bashku kishin shkuar në diskotekë, ku ishin argëtuar çmendurisht. Më pas ishin njoftuar edhe me shoqen tjetër, me të cilën Merita njihej që nga shkolla fillore dhe kështu kishin filluar të dilnin së bashku. Shoqëria e tyre ndoshta nuk ishte më e mira, Sheqerja për një gjë të tillë ishte e vetëdijshme, pasi që ato dyja kurrë nuk ishin interesuar për jetën e Sheqeres, sidomos jo rreth asaj se çfarë i kishte ndodhur para se të njoftohej me to. Ishte kjo një shoqëri sipërfaqësore, por ishte më e mira që kishte Sheqerja. Shoqja e saj e vjetër, Meli e kishte ndërprerë shoqërinë me të pasi që ishte martuar. Me Melin kishte pasur shoqëri të vërtetë, kështu që ishte pikëlluar mjaft shumë kur ishte ballafaquar me faktin se burri i saj nuk do ta lejonte të shoqëroheshin më. /vijon/

(Kosova Sot Online)