“Bëra s*ks të egër me ish-in dhe jam shtatzënë”- 29 vjeçarja në dilemë pasi tradhtoi bashkëshortin: Nuk e di i kujt është fëmija. Kam frikë se …

  • 19 maj 2020 - 23:16
“Bëra s*ks të egër me ish-in dhe jam shtatzënë”- 29 vjeçarja në dilemë pasi tradhtoi bashkëshortin: Nuk e di i kujt është fëmija. Kam frikë se …

“Kalova një natë duke bërë seks të egër me ish të dashurin. Tani jam shtatzënë por kam frikë se fëmija mund të jetë i tiji dhe jo i bashkëshortit tim.”

Ky është rrëfimi i një 29 vjeçare për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, ajo tregoi se është në pritje të fëmijës së parë.

Rrëfimi i plotë:

Bashkëshorti im është 31 vjeç. Unë duhet të jem e lumtur por ndihem në faj dhe e shqetësuar.

Ish-i im më shkruajti dhe më kërkoi të takoheshim për hir të kohëve të vjetra, pasi kishte ardhur në qytet për biznes. Ai është 33 vjeç.

Burri im ishte jashtë kështu që isha e lumtur sepse do kisha diçka për të bërë.

Unë dhe ish i dashuri im shkuam për të pirë dhe më pas më sugjeroi të darkonim në hotelin e tij.

Më pas shkuam në dhomën e tij. Ai u ul pranë meje dhe më puthi. Në atë moment mu rikthyen ndjejat e vjetra.

Përfunduam duke bërë seksi. Ai përdori prezervativ dhe funksionoi mesa jam në dijeni.

Menjëherë pasi bëmë seks e kuptuam se kishim bërë gabim pasi të dy i duam partnerët tanë. Fillova duke qarë kur më tha mirëupafshim.

Disa javë më vonë, pasi bëra testin zbulova se isha shtatzënë.

Unë dhe bashkëshorti im kryejmë marrëdhënie seksuale dy ose tre herë në javë dhe kurrë nuk përdorim prezervativ.

Por tani nuk e di nëse fëmija është i tij apo i ish-it. Nuk dua ta humbas burrin dhe familje time pas këtij gabimi të tmerrshëm.

Kam frikë se kur mjekët do të kryejnë kontrollet rutinë kur fëmija im të lindë dhe do të dalë që babai është një njeri tjetër.

Jam i dëshpëruar që fëmija të jetë i bashkëshortit tim dhe ai është aq i emocionuar që bëhet baba.

(Kosova Sot Online)