Roman dashurie: Sharmant apo romantik (23)

  • 24 May 2020 - 17:56
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (23)

Në mënyrë të shkëlqyeshme po kuptohej në gatesa, prandaj me kënaqësi po i shpjegonte disa receta të disa specialiteteve tepër të komplikuara. Në fund qerasën veten e tyre me petulla, të cilat ishin më të shijshme se gjithçka tjetër që kishte shijuar në jetën e vet. - Kur do t'i shikoj hapësirat tjera të hotelit? - Janë në katin tjetër, por mendoj se sonte është më mirë pak të akomodohesh dhe të pushosh dhe ta ndjesh atmosferën e aparateve, derisa njerëzit luajnë bixhoz. Të shikosh se si femrat sillen në momente të ndryshme, derisa rrinë dhe presin burrin apo të dashurit e tyre që të largohen nga tavolina. Dua që për një moment edhe ti të ndjehesh si ato, që të mërzitesh, sepse kështu do të dëshirosh të punosh derisa të tjerët luajnë me të holla. Dhe paramendo, të kesh shumë të holla dhe të mos e kesh problem se sa shumë do të shpenzosh, vetëm është në pyetje nëse këtu ka argëtim të duhur ku do të dëshiroje t'i hedhësh të hollat, a më kupton atë që dua të ta them? Nga shikimi i tij dhe nga vera e tepërt që kishte konsumuar, Sheqeres kishin filluar t'i merren mendtë dhe t'i dridhen këmbët. Pasioni po i rritej, por ishte e bindur se edhe atmosfera e përgjithshme romantike kishte ndikim.

- Prit, ti nga unë po pret që këtu ta mendoj argëtimin? Paj, nuk besoj se jam e aftë për një gjë të tillë. - Jo, përsëri nuk më ke kuptuar. Nuk po mendoj të më japësh ide për argëtim, por do doja të nisesh nga vetja jote, të mendosh se çfarë do të dëshiroje të bësh? E kur e di këtë, është e lehtë ta përshkruash hapësirën se si duhet të duket. Kur ke hapësirën, ke dhe imagjinatën rreth asaj se çfarë skenografie të nevojitet. Nesër do t'i them idetë e mia, e ti plotësoi, ndryshoi ose shkatërroi. Të mos mendojmë sonte për këtë, për punën. Gëzuar! Gotat ishin takuar, e shikimet e tyre ishin ngjitur.

KAPITULLI I KATËRMBËDHJETË

Gjithë natën kishte vështruar botën krejtësisht të re dhe kishte pikasur disa gjëra interesante. Kaishte pasuri të madhe përderisa aty ishin disa njerëz vetëm shkaku i Mirlindit dhe lidhjeve të biznesit që kishin me të. - Dhe, pasuria duhet të ruhet, në të kundërtën largohet. Sheqerja e kishte shikuar fare mirë krejt atë që sillej përreth saj, por kurrsesi nuk po mund të largonte ndikimin që Mirlindi kishte te Sheqerja. Sa herë që ai i afrohej t'i tregonte diçka në veshë, sepse kishte zhurmë dhe mezi mund të dëgjohej zëri i tyre, ajo ndjente afërsinë e tij dhe pothuajse nuk po mund të ngopej me frymë. Kishin qëndruar bashkë deri natën vonë dhe me kalimin e kohës, ata të dy po kalonin midis një zjarri, i cili dukej se vështirë do të shuhej, madje ai zjarr sa vinte e zgjerohej. /vijon

(Kosova Sot Online)