Ngjarje e vërtetë: Dhjetë vite besnikëri

  • 24 May 2020 - 18:07
Ngjarje e vërtetë: Dhjetë vite besnikëri

Pas dhjetë viteve martesë, që rezultoi me dy fëmijë, kredia për martesë dhe problemet e shpeshta në punë, e kisha të vështirë ta kujtoj ditën kur unë dhe burri im ishim çift. Ato ditët kur me padurim prisja thirrjen e tij në telefon, e më pas me dorën në dëgjuese shpresoja se do të thërriste edhe disa herë dhe të lajmërohem, nuk ishin më. Të gjitha këto i kisha të vështirë t'i kujtoja. Gjithnjë e më shpesh po bija në presion dhe po e kritikoja veten time shkaku i gabimit që kam bërë dhe që jam futur në martesë. Gjatë gjithë natës po qaja në shtrat, e vetme. Po, po mendoja për shkurorëzimin. E më pas, ashtu e frikësuar po largoja mendjen e tillë dhe mendoja për fëmijët: të shëndoshë, të bukur, të pafajshëm. Çfarë do të ndodhte me ta? Vajin në zjarr e shtonin edhe problemet në punë. Shkaku i këtyre problemeve edhe isha shkyçur nga të gjitha ngjarjet shoqërore në ndërtesë dhe isha kyçur në rrjetet shoqërore në internet, të cilat shkaku i aftësive të gjuhëve të huaja ishin në dispozicion për mua. Dhe një ditë, më lajmërohet AI.

Dy ditë kam menduar nëse duhet t'i lajmërohem apo jo. Ndjenja e lumturisë më ishte fikur, por edhe frika ishte e pranishme. Ashtu nëpër mjegull më binte ndërmend për familjen dhe se do të bëja diçka që nuk do të duhej. Por, e kam bindur veten time se kjo nuk do të thotë diçka. Unë kam një adresë në internet! Nuk e di se kush jam? Po, sa rëndësi ka nëse ai nuk e di se kush jam, e di unë. Pasi që jam siguruar mirë dhe kam formuar fjalëkalimet - i jam përgjigjur. Sikur vetëm këtë po e priste. Dhe kështu… ditë pas dite… muaj pas muaji, dy muaj…tre… vite… Aty kishte gjithçka. Edhe fjalosje, edhe ndarje, edhe qetësim edhe pajtim, edhe plane. Gjithçka. Vetëm nuk kishte vendosmëri të bëjmë diçka mes vete. Flisnim për problemet e përditshme, zgjidhnim të gjitha çështjet që njerëzit normalë i zgjidhnin, e më pas dërgonim porosi njëri-tjetrit. Dhe, kjo mjaftonte që të ngrihem lart, mbi retë, duke menduar se kam gjetur dashurinë dhe kuptimin e jetës. Përfundimisht. Pas dhjetë viteve martesë dhe besnikëri, u shndërrova në tradhtare. Kjo sepse, ai gjithmonë e dinte kur duhej të shfaqej, çfarë kënge të më dërgojë… Edhe pse nuk dëshiroja, nganjëherë e krahasoja me burrin tim. Në përgjithësi, pos dashurisë, ai nuk mund të krahasohej me burrin tim. Gjithmonë dinte ta gjente fjalinë e duhur, gjënë e kujdesshme. Shpeshherë e mendoja veten me të, së bashku, në shoqëri, madje edhe te familja ime, si ma vendos dorën përkrah krahëve të mi. Burri im nuk e kishte shprehi të më përqafonte në publik. Madje as në një aheng apo gëzim kur të gjithë e bëjnë këtë.

Do të rrinte ulur ashtu, i gatshëm për një bisedë serioze, që me të vërtetë që në vitin e tetë të martesës kishte filluar të më shkonte në nerva. Por, për hir të Zotit, unë nuk jam as motra jote as partner biznesi të bëjmë biseda të tilla. Me këtë tjetrin po buzëqeshja dhe po flisja ashtu pa lidhje. Për muzikën, të cilën burri im serioz nuk e dëgjonte kurrë. Për koncertet që më pëlqenin, e sa isha e martuar nuk kisha shkuar kurrë në një të tillë. Për romanet dhe leximin e tyre, që burri im thoshte se ishin humbje kohe. Për aktivitetet shoqërore që kisha dëshirë të marr pjesë, por se kisha shumë obligime. E vetmja gjë që nuk e kemi bërë ishte se nuk ishim takuar. Por, edhe kjo do të ndodhë. Kemi bërë plane e plane, por gjithmonë diçka e ndalonte. Po, unë jam person shumë praktik, dhe e dija diku thellë në zemër, se nëse dikush dëshiron diçka, edhe e bën dhe asgjë nuk mund ta parandalojë. /vijon/

(Kosova Sot Online)