Roman dashurie: Sharmant apo romantik (24)

  • 25 May 2020 - 15:06
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (24)

- Nuk kishte pse të ndodhte kjo. Fryma e tij dhe ofshame tij ishin të sinqerta dhe të thella. - Mendon shkaku i punës? - Po, unë këtu jam me punë. E jam e sigurt se kjo do të ndikojë në gjithçka. Ndoshta është më mirë që menjëherë të dorëzohem. - Unë këtë nuk do ta dëshiroja. Kjo që ka ndodhur tani midis nesh nuk është rastësisht e as e momentit, së paku jo nga ana ime.. Kurrë në jetën time nuk do të provoja që të arrij te ti sikur të mendoja se kjo do të na ndodhte vetëm për një natë dhe asgjë më tepër. Edhe para se je futur në zyrën time, e kam ditur se do të më tërheqësh. I kam parë fotot tua në internet, e sukseset dhe imagjinata juaj më kanë sjellë në përqafimin tënd. Tash jam shumë i lumtur... Dhe nuk dua të mendosh se kjo është diçka e keqe. Tash e një kohë të gjatë nuk bëj dashuri vetëm për një natë. Ajo po i dëgjonte fjalët e tij dhe po i besonte. Kurrë më parë nuk e kishte takuar një mashkull të pjekur si ai, i cili flet ashtu hapur, pa kurrfarë turpi se do të mbetet i poshtër ose tepër romantik. Ndërsa që sytë e saj po e shikonin me plot dashuri. Ishte e sigurt, se edhe ai, Mirlindi, po e shihte këtë në sytë e saj. - Mirlind, kjo është tepër shpejt për mua. - Edhe për mua, por nuk po dëshiroja të humbja kohë. Deri më tani shumë kohë kam humbur me femra të gabuara. E dua një të vërtetë, e ti je femra, për të cilën kam ëndërruar. Po e ledhatonte nëpër fytyrë. Për kaq kohë të shkurtë që e njihte, e i dukej se me të mund të sillej në mënyrë intime se sa që kishte mundur me të tjerët. Kjo po i shkonte shumë për shtati.

- Duhet që të shitemi se midis nesh nuk ka asgjë, apo jo? Po e shikonte me shumë seriozitet, sikurse kishte frikë nga reaksioni i saj dhe përgjigjes në këtë pyetje. - Unë nuk dua të fshihem se jam me ty, do të dëshiroja t'i tregoja botës mbarë se sa i lumtur që jam me ty. Por do të doja që ti ta bësh atë punë, sepse mendoj se e meriton dhe se je e aftë për një punë të tillë. Problemi është në disa gjëra të tjera. Midis nesh, pronarëve, ekziston marrëveshja se kush çka duhet të bëjë, por ngjashëm ekziston edhe rivaliteti, sepse kur një muaj hoteli përfiton më pak mjete, gjithmonë kërkohet një fajtor pse po ndodh një gjë e tillë. Por, nëse dëshiron dikush të bëhet i keq, do të mund të thoshte se si unë kam sjellë dashnoren në punë, se e kam paguar me të holla të majme, besoj se më kupton. Sheqerja po e kuptonte shumë mirë dhe nuk kishte asgjë kundër për të thënë dhe nuk kishte asgjë kundër kësaj, sidomos ajo nuk donte që shkaku i saj Mirlindi të vjen në situatë të pakëndshme me bashkëpronarët e tjerë. Por në atë moment diçka tjetër doli në pah, fjalët të cilën ai e kishte përdorur. Në vend se të thoshte vajza e tij, ai tha dashnorja.

Në ato momente, asaj i kishte shkuar nëpër mend atë që shoku i përbashkët i tyre i kishte thënë, për jetën e qetë që Mirlindi e bën. Ajo nuk mundej më të durohej, po i silleshin shumë gjëra, si nëpër mend po ashtu edhe nëpër bark, por se natyrisht, frikën nuk e kishte nga pyetja që do ta bënte, por frikën e kishte se çfarë përgjigje do të merrte. - Ma thuaj, a je i martuar? /vijon/

(Kosova Sot Online)